Connect with us

Bota

U shtrua në gjendje të rëndë në spital, Vatikani jep njoftimin e rëndësishëm për Papën

Shëndeti i Papa Françeskut po vjen duke u përmirësuar. Kështu bëjnë të ditur mediat italiane, të cilat po raportojnë orë pas ore për detaje të reja për Papën. Që nga dita e djeshme, Papa ndodhet i shtuar në Poliklinikën Gemelli në Romë.

“Papa Françesku pushoi mirë gjatë natës. Gjendja e tij po përmirësohet në mënyrë progresive dhe po ndjek trajtimet mjekësore”, thuhet në një deklaratë nga drejtori i zyrës së shtypit të Vatikanit, Matteo Bruni.

“Këtë mëngjes pasi hëngri mëngjes, ai lexoi disa gazeta dhe po punon nga aty. Para drekës ai shkoi në kapelën e vogël të banesës private, ku u mblodh në lutje dhe mori Eukaristinë”.

Infeksioni i mushkërive nga i cili vuan Papa është një “bronkit”. Sipas mjekëve, infeksioni është shkaktuar nga një virus.

Prej mbrëmjes së djeshme ekipe të shumta televizive dhe operatorë informues qëndruan jashtë hyrjes së poliklinikës, për të raportuar shtrimin në spital të Françeskos. Disa pacientë në daljen nga spitali komentuan për mediat praninë e Papës në spital, duke i uruar shërim të shpejtë.

Presidenti amerikan Joe Biden tha se ishte i shqetësuar për shëndetin e Papa Françeskut, duke e quajtur atë “një mik të dashur”.

Advertisement