Kronike
Plagosja e motrës së Kastriot Hasallës, u qëllua nga një makinë në ecje
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Lushnje. Burime për Ntv.al bëjnë me dije se Bajame Seneja 60 vjec ka mbetur e plagosur në afërsi të varrezave të fshatit Ballagat në Lushnje.
Mësohet se gruaja është qëlluar me armë zjarri nga një automjet në lëvizjë. Burimet paraprake bëjmë më dije se gruaja është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë që policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi radtin.
Njoftimi:
Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja B. S., 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.