Connect with us

Aktualitet

GPS në dy makinat e Çekanit, autori “kapet” nga kamerat

Ky është personi që dyshohet se ka vendosur 2 GPS në dy mjetet e Eris Çekanit. Personi shfaqet në foto i maskuar, e në këtë mënyrë ka vënë dy pajisjet poshtë mjeteve. Ishte roja i prokurorisë ai që njoftoi policinë se një person po vendoste diçka poshtë disa makinave dhe alarmi u dha për lëndë plasëse, por pas kontrolleve u verifikua se ishin dy pajisje GPS të vendosura në dy automjetet e Eris Çekanit.

Në dëshminë e tij në polici, Çekani është shprehur se ka dyshime se GPS është porositur nga një grup personash, konkretisht vëllezërit Brian dhe Sindi Syzo, Mario Xhangolli dhe Jona Duka (e dashura e Brianit).

Dyshimet e pronarit të mjeteve lidhen me këta persona pasi ka konflikt të hapur prej disa kohësh me ta. Ai ka deklaruar se janë të vetmit që dyshon për këtë ngjarje, pasi nuk ka konflikt me askënd tjetër veç 4 personave të lartpërmendur. Dy vëllezërit Syzo janë të shpallur në kërkim disa muaj më parë, për shkak të një konflikti.

Advertisement