Kronike
Sekuestrohen një shumë e madhe parash të padeklaruara në Rinas
Shërbimet e Policisë Kufitare Rinas kanë sekuestruar 17 550 euro të padeklaruara. 31- vjeçari, i cili tentoi t’i fuste në shqipëri është proceduar penalisht.
“Në vijim të kontrolleve, shërbimet e Policisë gjetën në çantën e shtetasit E. H., 17 550 euro, të cilat ky shtetas tentonte t’i fuste në vendin tonë pa i deklaruar konform ligjit”, thuhet në njoftimin e policisë.
Në përfundim të veprimeve procedurale për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 31 vjeç, banues në Librazhd, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe sendeve me vlerë”.
Shuma e parave u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprime të mëtejshme.