Rajon
Ponc Pilati në marrëveshje/ Perëndimi të mos lajë duart
Sipas njohëse të politikës në ballkan, njohësve të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe analistëve të ndryshëm, Marrëveshja e Ohrit mes Kosovës dhe Serbisë është një arritje e rëndësishme e Bashkimit Evropian dhe Shtetetve të Bashkuara. Por fakti që ajo nuk është nënshkruar dhe retorika e liderëve të dy vendeve që nuk kanë shfaqur në thelb ndonjë ndryshim qëndrimesh për çështjet më të mprehta, kanë krijuar paqartësi lidhur me ecurinë e mëtejshme.
Sipas tyre, marrëveshja për rrugën e normalizimit është sa kritike, edhe e brishtë dhe për këtë arsye ajo kërkon gjithë mbështetjen e mundshme nga Perëndimi.
Ata shprehen se SHBA dhe BE ndajnë përgjegjësi. Nuk mund të distancohen nga kjo marrëveshje dhe nuk mund të drejtojnë gishtin vetëm nga Serbia dhe Kosova, të cilat natyrisht kanë përgjegjësi kritike. Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë përgjegjësi shumë të rëndësishme pas kësaj marrëveshjeje. Sipas tyre, dështimi I marrëveshjes do të kishte pasoja të rënda për gjithe Rajonine Blllkanit