Connect with us

Sport

Milan tregon “dhëmbët” para çerek-finales, “djajtë” turpërojnë Napolin

Milan duket se është tërësisht gati për përballjen e çerek-finales të UEFA Champions League ndaj Napolit, teksa ka arritur të triumfojë mbrëmjen e sotme ndaj këtyre të fundit me rezultatin e thellë 0 me 4, në arenën e napoletanëve, “Diego Armando Maradona”, në sfidën e vlefshme për javën e 28-të të Kampionatit italian të futbollit, Serie A.  Siparin e golave e hapi Rafael Leao që në mintutën e 17’-të të sfidës ku pas një pasimi të Brahim Diaz niset i vetëm drejt portës napoletane dhe pasi i driblon të gjithë që i dalin para me një goditje të bukur çon topin në rrjetën e portierit Meret. Vetëm 8 minuta më pas radhën e kishte Brahim Diaz, i cili përfiton pas një “përgjumjeje” të mbrojtje napoletane, duke e çuar rezultatin në 0 me 2 në pjesën e parë. Me nisjen e pjesës së dytë, “djajtë” e Milanos nuk u ndalën dhe në minutën e 59’-të, “kollosi” i mesfushës, Sandro Tonali pason një top bukur te Rafael Leao, me këtë të fundit që ashtu si golin e parë driblon të gjithë e me një goditje fantastike çon topin në rrjetë. Për të vulosur rezultatin e thellë 0 me 4 mendoi belgu Alexis Saelemaekers, i cili i vetëm driblon në “zemër” të mbrojtjes së jugorëve, duke gjetur dhe golin e fundit të sfidës në minutën e 67’-të. Pas kësaj fitoreje, Milan rimerr vendin e 3-të në renditje dhe tashmë ndodhet në kuotën e 51 pikëve, 1 më shumë se Interi dhe Roma që ndodhen në pozicionet 3 dhe 4 të renditjes

Advertisement