Connect with us

Aktualitet

DETAJET/ Plagosi 64-vjeçarin, vajzën dhe dhëndrin, zbulohet arsyeja e konfliktit

Tre persona kanë mbetur të plagosur pas një sherri me thika në një lokal në Tiranë.

Sherri ka ndodhur në një lokal në Laprakë, ku Elton Mergjyshi, 40 vjeç, dyshohet se ka goditur me thikë Viktor Rrapollari, 64 vjeç, vajzën e këtij të fundit, Roxhersa, 40 vjeçe, si dhe bashkëshortin e saj italian, 47 vjeç.

Autori pasi është konfliktuar verbalisht me tre personat, është afruar në tavolinën e tyre dhe i ka goditur me thikë.

Autori punonte në fabrikën e italianit Massimo Sorvillo, ndërsa ky i fundit e kishte hequr nga puna.

 

 

Tre të plagosurit ndodhet në spital, ndërsa 64-vjeçari është në rrezik për jetën pasi thika e ka prekur në zemër.

Advertisement