Lifestyle
Largoni cigaren me këtë lloj ushqimi
Marrja e shtojcave nga vajrat e peshkut, në formën e acideve yndyrore omega-3, mund t’ju ndihmojë të lini cigaren.
Një studim i mëparshëm i shkencëtarëve izraelitë tregoi se duhanpirësit mesatarisht pinë më pak 10 për qind të cigareve, pas përdorimit të vajit të peshkut në dietën e tyre.
Shkencëtarët pastaj e krahasuan efektin aktual të omega-3 me grupin e njerëzve që morën placebo, dhe në të cilën të anketuarit nuk ulën numrin e cigareve në ditë.
Mungesa e acideve yndyrore omega-3 është e zakonshme në duhanpirësit kronikë. Ajo dëmton qelizat nervore dhe lidhjen mes nervave në pjesën e trurit të ngarkuar me kontrollin e dëshirës, gjë që shpjegon pse këto shtojca mund të ndikojnë në zvogëlimin e nevojës për cigare.
Ata që përpiqen të ndalojnë pirjen e duhanit, shpesh rekomandohen të konsumojnë ushqime që përmbajnë këto acide, siç janë skumbri, sardelet, salmoni, arra, fara e lulediellit dhe vaji i ullirit.