Connect with us

Kronike

Përleshje mes bandave në Greqi, tre persona të plagosur, mes tyre 19-vjeçari shqiptar

Plagosje me thikë mes bandave në Vula. Ngjarja ndodhi në orët e vona të mbrëmjes, rreth orës 23:00 në rrugën Nereos. Deri më tani raportohet se një person ka marrë plagë me thikë në gjoks, ndërsa një 19-vjeçar ka marrë një plumb në këmbë. Nuk dihet gjendja e personit të tretë, i cili është sulmuar edhe me thikë.

Mediat greke raportojnë se 19-vjeçari i cili ka kartë identiteti greke, i lindur në Shqipëri ka qenë më parë në telashe me autoritetet.

Në vendin e të shtënave janë gjetur 5 gëzhoja. Ngjarja mes grupeve nisi nga Argyroupoli ku kanë ndodhur goditjet me thikë dhe ka përfunduar me të shtënat në Vula. Të plagosurit shkuan në këmbë në Asklepio, aty ku ishte spitali më i afërt dhe më pas u dërguan në Evangelismos. Aty do të bëhet vlerësimi mjekësor dhe do të vendoset nëse kanë nevojë për shtrim apo operacion.

Kronike

Vdekja e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, shpallen në kërkim 3 persona – EMRAT

Tre persona janë shpallur në kërkim në lidhje me vdekjen e punëtorit të ndërtimit në Shëngjin, Emiliano Frroku.

Në kërkim janë shpallur Leon Doci, admninistratori i firmës për ndërtimin e pallatit ku po punonte 28-vjeçari, sipërmarrësi i punimeve, Martin Bia dhe drejtuesit teknik të firmës së ndërtimit, Leon Doci.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas i kryenin ndërtimet në pallat, të papajisur me dokumentacionin e duhur.

Gjithashtu, dyshohet se nuk kishin marrë masat për sigurimin e rregullave të mbrojtjes në punë, dhe si pasojë ka rënë aksidentalisht, nga lartësia e pallatit, gjatë procesit të punës, 28-vjeçari.

Ndërkaq nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm” dhe “Punësimi i paligjshëm”, për 44-vjeçar Hariz Hoti, punëtor i firmës së ndërtimit.

“Dy katet e fundit janë legalizuar. Kati i 9-të i është shitur shtetasit kosovar që po kryente punimet. 28 vjeçari ka përdorur vinçin për t’u ngjitur në katin e 9-të Pronari që ka blerë katin e 9-të ka marrë firmë ndërtimi për të kryer punimet. 28-vjeçari ishte kontraktuar nga firma e ndërtimit për të kryer punimet. Firma është e liçesuar, por ka marrë në punë punonjës që nuk i ka siguruar. Ai nuk figuron të asnjë listë të sigurimeve”, raportoi ndër të tjera, gazetari  Gjergj Figuri

Continue Reading

Kronike

Dalin pamje nga ekze*kutimi i shqiptarit në Greqi, trupi i pajetë i Roan Brahimit brenda makinës

Roan Brahimi, emër i njohur për drejtësinë shqiptare u ekzekutua mbrëmjen e kësaj të enjteje në Greqi.

Ai shoqërohej nga një 37-vjeçare e quajtur Katerina Beqo, e cila u shpëtoi plumbave. Çifti u qëllua nga një motoçikletë në të cilën ndodheshim dy persona të maskuar.

Në një foto e publikuar nga media greke EPT NEWS, 32-vjeçari pas ekzekutimit të tij shihet i shtrirë në makinë, ku e pranishme ndodhet dhe policia.

Ndërkohë hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Dalin pamje nga ekzekutimi i shqiptarit në Greqi, trupi i pajetë i

 

Continue Reading

Kronike

Ekzekutohet në Athinë armiku i Ervis Martinajt, plagoset gruaja

Roan Brahimi, i njohur dhe si armiku i Ervis Martinajt u ekzekutua mbrëmjen e sotme (9 maj 2024) në një atentat të mirëfilltë mafioz të ndodhur në lagjen Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi.

32 vjeçari ka qenë në makinë me bashkëshorten e tij, Katerina Beqo dhe djalin e vogël kur dy persona janë afruar me motor pranë makinës dhe kanë qëlluar drejt tij të paktën 3 herë në një vrasje sa të mirëorganzuar aq dhe gjakftohtë. Nga atentati ka mbetur e plagosur 37 vjeçarja ndërsa djali i vogël ka parë gjithçka.

Brahimi ka gjetur vdekjen në vendngjarje ndërsa gruaja e tij është plagosur lehtë. Ngjarja ka ndodhur pak pas orës 21:30 (Ora lokale) në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari kur çifti kishte shkuar për të marrë djalin nga parku i lojrave.

Mediat greke nuk bëjnë të ditur emrat por burimet bëjnë me dije se ai është Roan Brahimi një emër i njohur për policinë shqiptare i shpallur në kërkim dhe për atentatin e 22 korrikut 2022, ku shpëtoi Ylli Brahimi por u vra Klisman Preçi. Atentati ndodhi kur të dy po ktheheshin në shtëpi me makinë të blinduar, kur u qëlluan me breshëri kallashnikovi.

Mediat greke shkruajne se bëhej fjalë për “larje hesapesh në botën e drogës, ndërsa policia ka marrë dhe dëshminë e gruas së viktimës.

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe autoritetet policore ende nuk kanë dalë me një deklaratë nëse është gjallë apo i vdekur. Ndërkohë Roan Brahimi, i njohur dhe si Sidorel Prendi ka qenë një nga personat, i cili kërkohej për t’u marrë në pyetje për vrasjen e Brilant Martinaj, djali i xhaxhait të Vis Martinaj dhe miqve të tij, në mbikalimin e Fushë-Krujës, më 17 korrik 2022.

Ndërsa në dhjetor të 2021 ai u shpall në kërkim nga policia, pasi së bashku me Ramazan Rrajën dhe Alesio Dobrozime u futën të armatosur me kallashnikov në një lokal në Zejmen të Lezhës duke shkaktuar terror, Ata kërkonin pronarin e lokalit.

Continue Reading

Kronike

Arrestohen 8 shitës të kokainës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë (EMRAT)

Tetë persona janë arrestuar nga Policia në Itali, pasi akuzohen për shitje të lëndëve narkotike. Raportohet se mes të arrestuarve janë edhe tre shqiptarë të identifikuar si Armand Losi, 33 vjeç, Gentjana Losi, dhe Gentian Troplini.

Për tre shtetasit shqiptarë dhe një tjetër me kombësi italiane drejtësia ka vendosur masën e sigurisë arrest shtëpie ndërsa për 4 shtetasit e tjerë të gjithë italianë është caktuar masa detyrim paraqitje.

Sipas autoriteteve vendase, droga shitej nga minimumi 70 euro deri në maksimum 120 euro dhe për ta xhiroja e përgjithshme mes të gjithëve ishte 100 mijë euro në muaj.

Continue Reading

Kronike

Makina bëhet “copë-copë”, në gjendje të rëndë shoferi (Detajet)

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të enjte në aksin rrugor Rrogozhinë-Durrës, pranë fshatit Gosë. Një automjet tip Volkswagen Passat, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka mbetur i plagosur rëndë shoferi.

Burime paraprake bëjnë me dije se i plagosuri është nisur drejt spitalit të Durrësit për ndihmë mjekësore, ku raportohet se ka pësuar ftaktura të shumta në trup. Paraprakisht dyshohet se shkak për aksidentin është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. Siç mund të shikohet dhe nga foto mjeti pothuajse është shkatërruar plotësisht.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Continue Reading
Advertisement

TRENDING