Connect with us

Aktualitet

Sherri në ish-bllok/ Gentian Talja goditi kokën në trotuar, humb jetën në spital

Mbrëmjen e kaluar ka humbur jetën në spital 46-vjeçari Gentian Talja i cili u përfshi në një sherr më datë 31.03.2023, në rrugën “Vaso Pasha”, në Tiranë.

Që prej orëve të para të ditës së shtunë 46 vjeçari Talja ndodhej në spital pas sherrit që kishte pasur në gjendje të dehur me 25-vjeçarin Henri Gjapi. Ata nuk njiheshin më parë me njëri-tjetrin por pas daljes nga lokale të ndryshme u takuan rastësisht në kryqëzim dhe aty nisi sherri mes tyre.

Të dy kanë qenë në gjendje të dehur dhe debati i nisur me fjalë ka degraduar në konflikt fizik. Gjatë sherrit, 46-vjeçari Talja ka pësuar gjendje të fikëti dhe ka rënë në trotuar e aty ka goditur kokën. Në këtë moment shtetasi Artur Gjolena ka ndërhyrë për të shuar sherrin por më kot.

Për shkak të plagëve të marra 46-vjeçari Talja është transportuar me urgjencë në spital dhe për 10 orët e para që nga momenti i ngjarjes ai ka qenë në gjendje të mirë shëndetësore. Ai ka komunikuar edhe me familjarët dhe oficerët e policisë, por papritur gjendja e tij ka nisur të përkeqësohet dhe mbrëmjen e kaluar ka humbur jetën.

25-vjeçari Henri Gjapi është shoqëruar nga policia pas sherrit të ndodhur në ish-Bllok por më pas është lënë i lirë pasi gjendja e 46-vjeçarit po përkeqësohej. Tani Gjapi është shpallur në kërkim bashkë me shtetastin Artur Gjolena pasi akuza që rëndon ndaj tyre është ajo e vrasjes nga pakujdesia.

Advertisement