Kosova
Mbrojtje dhe lëshime/ Kurti cënoi sovranitetin e Kosovës
Ish koordinatorja shtetërore e dialogut, Edita Tahiri, ka thënë se në Hagë pamë një mbrojtje të dinjitetshme të krerëve të UÇK-së, ndërsa qeveria Kurti në po të njëjtën ditë cenoi sovranitetin dhe Kushtetutën e Kosovës duke biseduar me Serbinë në Bruksel për zbatimin e Asociacionit.
Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se çështjet e brendshme nuk bisedohen me asnjë shtet tjetër dhe kjo shkelje është bërë në pikën 7 të Marrëveshjes së Ohrit, që zbatimi i Asociacionit dhe vetëmenaxhimit të bëhet me ndërmjetësim të BE-së.
Ajo më tej ka thënë se kjo madje e ka favorizuar Serbinë, e cila dje i dha ultimatum Kosovës që për 20 ditë ta formojë statutin e Asociacionit.
Sipas Tahirit, Kryenegociatori Bislimi në Bruksel u mundua dëshprimisht të mashtroi opininionin duke iu shmangur pranimit të këtij fakti. Madje nuk guxoi ta përmend se draft statuti i Asociacionit do ti shkoj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës të cilën e kërkon Marrëveshja e Asociacionit e vitit 2015, gjë për të cilën është zotuar Qeveria Kurti ta zbatoj me pranimin e Marrëveshjes zbatuese në Ohër më 18 mars.