Kosova
Serbia bëhet gati për konflikt/ Në Rashkë, stërvitje për destabilizimin e Kosovës

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), ka informacione se në Rashkë të Serbisë po zhvillohen stërvitje me qëllim destabilizimin e veriut të Kosovës
Lajmin e ka konfirmuar Ganimete Musliu, kryetare e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.
Sipas saj, pjesë e këtyre organizimeve është edhe Lista Serbe që po ndikon në frikësimin dhe linçimin e serbëve në atë pjesë të vendit në prag të mbajtjes së zgjedhjeve.
Incidentet që kanë ndodhur ditëve të fundit në veri të Kosovës, ku janë djegur tetë vetura, shumica të riregjistruara me tabela RKS (Republika e Kosovës), janë sinjale se në atë pjesë të vendit ekzistojnë tendencat për tensionimin dhe përshkallëzimin e situatës, vlerësojnë njohësit e proceseve politike

