Politike
Podcast-i i Ramës apo Berishës? Ja kë preferojnë shqiptarët
Edi Rama dhe Sali Berisha njoftuan podkastet e tyre në të njëjtën ditë, përkatësisht “Flasim” dhe “Jeta përtej politikës”.
Ata thanë se do flasin (edhe) për çështje jashtë politikës dhe i bënë njëri-tjetrit ftesa në podkastet e secilit.
Ju me siguri s’do ta humbisnit një podkast me të dy politikanët të pranishëm, por nga ana tjetër, për njërin prej tyre mund të keni më shumë kuriozitet.
Në sondazhin e anabel.al, rezulton se 40% e votuesve janë më të interesuar për podkastin e Ramës dhe me një përqindje të përafërt, por gjithsesi më të ulët (31%) është Sali Berisha.