Connect with us

Sport

Rrahmani është afër rinovimit të kontratës me Napolin

Mbrojtësi Amir Rrahmani është afër nënshkrimit të kontratës së re me Napolin. Këtë e bën të ditur Sky.

Marrëveshja aktuale e lidh Rrahmanin me Napolin deri në fund të sezonit 2023/2024. Lideri i Serisë A i ofroi mbrojtësit 29-vjeçar kosovar kontratë trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon.

Në total, Amir Rrahmani ka luajtur 87 ndeshje për Napolin, në të cilat ka shënuar shtatë gola dhe ka dhënë dy asistime.

Advertisement

TRENDING