Connect with us

Aktualitet

EMRAT/ Plagosja e të rinjve në Shkodëri, njëri në gjendje të rëndë

Janë identifikuar të rinjtë e përfshirë në sherrin e ndodhur në Shkodër. Mësohet se Aldo Hasani, 18 vjeç është personi që ka plagosur me thikë 3 adoleshentët e tjerë të identifikuar si, Xhejson Plepi 17 vjeç, Ersid Tula 16 vjeç dhe Kledis Hoxha 16 vjeç të cilët po marrin mjekim në spital. Një prej të plagosurve është në gjendje të rëndë dhe është futur me urgjencë në sallën e operacionit.

Sherri mes të rinjve nisi rreth orës 12:30 në një lokal në lagjen “Qemal Stafa” në Shkodër. Shkaku është raportuar si një konflikt për motive të dobëta por ende nuk dihet konkretisht se çfarë e ka nisur sherrin mes adoleshentëve. Autori është ende në kërkim.

EMRAT/ Identifikohen të rinjtë që u përleshën në

Advertisement