Connect with us

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit/ RENEA kontrolle për kapjen e Suel Çelës

Pasditen e sotme, forcat RENEA në Elbasan kanë zhvilluar kontrolle në tregun e fruta-perimeve, që është në pronësi të Suel Çelës, i cili vijon të jetë në kërkim.

Kontrollet janë zhvilluar për lokalizimin e tij. Sakaq, mësohet se janë shoqëruar 5 persona.

Suel Çela i njohur edhe si Marjus Lulaj, ka porositur vrasjen e biznesmenit Lulzim Masha pranë Liqenit Artificial. Gjithashtu, SPAK dyshon se ai ka porositur edhe vrasjen e Elton Kilës. Atentati ndaj administratorit Lulzim Masha ndodhi më 18 janar 2022. Fatmirësisht, Masha shpëtoi pa u kapur nga plumbat.

Çela i është drejtuar me kërkesë gjykatës së Posaçme ndryshimin e masës së sigurisë nga arrest me burg me një masë më të lehtë sigurie. Prej majit të vitit të kaluar, Çela u shpall në kërkim pas dëshmisë së dëshmitarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Advertisement