Connect with us

Aktualitet

Media greke jehonë vrasjes së gruas në Shkozë: Vajza u bë dëshmitare

Mediat greke janë tronditur nga vrasja e nënës së dy fëmijëve, Migena Sinanit në Shkozë. ‘Protothema’ nis artikullin duke bërë një krahasim me vrasjen e Caroline Crouch, vrasje e cila u bë kryefjalë në Greqi dhe në Shqipëri për muaj e radhë.

Ato e cilësojnë vrasjen e Migenës si një krim krim brutal, pasi u vra teksa flinte me vajzën e saj dyvjeçare.

“Autori është vetëvrarë në oborrin e shtëpisë. Autori i vrasjes, dy prindërit e tij të moshuar, si dhe vëllai i Ergonit me bashkëshorten Migena dhe dy fëmijët e tyre, 4 dhe 2 vjeç, banonin në pallatin përdhesë të dëmtuar nga tërmeti. Në mënyrë tragjike, vajza 2-vjeçare ishte dëshmitare e vrasjes së nënës së saj pasi flinte në të njëjtin shtrat, ndërsa fëmija tjetër ishte me gjyshërit.

Policia ka marrë në pyetje edhe bashkëshortin e viktimës, i cili punonte si shofer taksie. Ai tha se kishte dëgjuar disa herë vëllanë e tij duke i bërtitur viktimës: “Do të të vras”.

Kur autoritetet mbërritën, gjetën armën në anën tjetër të oborrit, e cila nuk lidhet me skenarin e vetëvrasjes së sulmuesit. Dyshimet fillestare të hetuesve ishin se arma ishte marrë nga një person tjetër, në tentativë për të asgjësuar provat. Megjithatë, pas marrjes në pyetje, autoritetet dolën në përfundimin se babai i autorit e kishte lëvizur armën. Ku dhe si e gjeti autori armën mbetet mister, ndërsa hetimet vijojnë.”- shkruhet në artikull, duke bërë një përmbledhje të ngjarjes së rëndë.

Advertisement