Connect with us

Aktualitet

“Hajde te parkingu i lokalit” – U zhduk pa lënë gjurmë, dëshmia…

Nuk janë të panjohur rastet kur personazhe të lidhur me botën e krimit zhduken pa lënë gjurmë dhe vendndodhja e tyre mbetet mister për shumë kohë.

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, sjell detaje e dëshmi nga një rast i ngjashëm siç është ai i Ulvi Skanës, person i përfolur për lidhjen e tij me njerëz të afërt me Ervis Martinaj

Fillimisht familjarët e tij nuk u shqetësuan për mungesën disa ditore, pasi kjo ishte një praktikë që i riu e ndiqte shpesh.

Por kur largimi i tij pa asnjë informacion dhe asnjë kontakt zgjati për rreth 5 ditë, ishte babai ai që iu drejtua komisariatit më të afërt për të raportuar zhdukjen e të birit.

Ishte data 21 maj 2022, kur më në fund, babai i tij, Hasan Skana, u paraqit në komisariatin e Kamzës ku denoncoi se i biri Ulvi SKana, ishte larguar nga banesa e familjes më 167 maj dhe nuk kishte pasur më as një kontakt me familjarët.

Humbja e kontakteve me të u bë më shqetësues për familjen, për shkak të konflikteve që i riu kishte pasur kohë pas kohe me personazhe të ndryshëm të krimit si dhe faktit që emri i tij u përfol për lidhje të afërta me persona që shoqëroheshin me Ervis Martinajn, persona që kishin rënë pre në vazhdimësi të plumbave të armiqve të atij që njihej si kumbari i bixhozit në Shqipëri.

“Më datë 21 Maj 2022 pranë Komisariatit të Policisë Nr.5 në Tiranë u paraqit shtetasi Hasan Skana, banues në Lagjen nr 1, Bathore,

Kamëz, rruga ‘Horizonti’, Ky shtetas ka kallëzuar se prej pesë ditësh djali i tij Ulvi Skana i datëlindjes 20 Nëntor 1992 banues në të njëjtën shtëpi me të Tiranë, nuk është kthyer më në banesë dhe kanë humbur çdo kontakt me të”, thuhet në dosjen e policisë.

Por si u largua Ulvi Skana nga banesa dhe cilat ishin problemet që ai kishte me persona të ndryshëm?

Përse babai i tij këtë herë ishte kaq shumë i shqetësuar për fatin e tij, ndërkohë që kjo nuk ishte hera e parë që djali i tij largohej për ditë të tëra nga banesa?

A ishte largimi i tij një rrëmbim i mundshëm, po të kihet parasysh se ai ndiqej vazhdimisht nga elementë me precedentë kriminalë?

Kush ishin këta persona dhe çfarë kërkonin nga Ulvi Skana?

Sipas babait të 29-vjeçarit, ata dolën së bashku më 17 maj 2022 nga banesa, ku ndërsa u përshëndetën si zakonisht, djali i tha se do të shkonte në kafe.

Por ndërsa e priti për disa ditë me radhë të kthehej në banesë, babai i të riut thotë se e kërkuan edhe te familjarë të tyre, por se nuk gjetën asnjë gjurmë të të riut.

“Ulviu largohej edhe herë të tjera deri në 2 apo 3 ditë, por shkonte tek vëllezërit e mi që ndodheshin në Tresh, Tiranë dhe kthehej. Këtë herë nuk kishte shkuar tek ata dhe nuk dihet se ku mund të jetë”, thuhet në dëshminë e Hasan Skanës.

Por ndërsa djali i tyre po vononte të kthehej në banesë, Hasan Skana i dha policisë koordinatat e tij të fundit, që përkonin më shumë me lokalin ku ai zakonisht qëndronte për të pirë kafe, lokal që rezulton të jetë në pronësi të shtetasit Ziklen Sula, me të cilin del se Ulvi Skana kishte jo vetëm njohje, po kishte pasur edhe përplasje.

Konflikti kishte nisur pasi Ulvi Skana mendonte se Sula e kishte prerë në besë, duke e nxjerrë në pritë ndaj personave të cilët e ndiqnin.

Nga ana e Komisariatit të Policisë Nr.5 është bërë kërkesa për shpalljen në kërkim policor të shtetasit Ulvi Skana për ‘Largim nga banesa’.

Lidhur mbi këtë rast është pyetur si person që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Ziklen Sula, i cili ka deklaruar ndër të tjera se me shtetasin Ulvi Skana njihej prej rreth 4 muajsh pasi ai vinte shpesh herë tek parkingu ku ai punonte pranë Lokalit “Dior Kafe” në Institut.

Por përse kishte ardhur kjo përplasje e Ulvi Skanës me Ziklen Sulën?

Përse ai pretendonte se Sula e kishte nxjerrë në pritë dhe kush ishin personat që e qëlluan me armë atë ditë në ambientet e parkingut të lokalit?

Vetë Ziklen Sula, në rrëfimin e tij në polici, tha se personi që kishte probleme me Ulvi Skanën, ishte Aidi Askurti, i cili po sipas tij, i kishte marrë me forcë telefonin dhe duke u shtirur sikur ishte Ziklen Sula, kishte mashtruar Ulvi Skanën duke i thënë se e priste në ambientet e lokalit, aty ku duket se Skana është qëlluar edhe me armë nga këta të fundit.

“Në një rast, para rreth dy muajsh, rreth orës 22:00 tek parkimi i lokalit ka ardhur shtetasi Aidi Askurti dhe më ka pyetur për Ulviun (Ukën). Ai më kërkoi numrin e telefonit, por unë nuk pranova tja jepja. Duke parë që nuk ia dhashë numrin, Aidi Askurti ma mori me forcë telefonin dhe më goditi me shpullë në faqe. Gjatë këtij momenti, Aidi e mori nga telefoni im Ulviun dhe duke imituar zërin tim, i tha që të vijë te parkingu i lokalit”, thuhet në dëshminë e Zilken Sulës.

Sipas tij, pas kësaj telefonate, Ulviu që besonte se thirrja i kishte ardhur nga pronari i bar-kafesë, nuk vonoi të vinte në parkingun e lokalit.

Por me të mbërritur aty dhe me të parë Aidi Askurtin, ai kuptoi se gjithçka ishte një kurth, arsye për të cilën thuhet se vrapoi për t’i shpëtuar plumbave.

“Pas 20 minutash, Ulviu nuk vonoi dhe erdhi në parkingun e lokalit. Unë u porosita të dilja ta prisja jashtë parkingut dhe ta fusja ‘Ukën’ në parkim. Por Ulviu sapo pa Aidin kur hapi derën, u largua me vrap, i ndjekur nga Aidi dhe dy persona të tjerë. Vetëm pas pak sekondash unë dëgjova dy krisma si të pistoletës”, thuhet në dëshminë e Ziklen Sulës.

I ndjerë i tradhtuar nga shoku i tij, Ziklen Sula thotë se Ulvi Skana e telefonoi të nesërmen.
Ai i kërkoi llogari se përse e kishte nxjerrë në pritë dhe se nuk kishte bërë mirë që e kishte shitur te Aidi Askurti.

Ziklen Sula deklaron se ia ka bërë të qartë se kishte qenë i kërcënuar për ta bërë diçka të tillë, por se që nga ajo telefonatë Ziklen Sula thotë se nuk u pa më Ulvi Skanën.

Ndërsa arsyeja që Aidi Askurti kërkonte ta kapte Ulvi Skanën, apo ‘Ukën’ siç edhe e quanin, ishte se Askurti pretendonte se Skana i kishte vjedhur banesën.

“Të nesërmen e kishte marrë në telefon Ulviu dhe i kishte thënë se e kishte prerë në besë duke e nxjerrë në pritë dhe nga ajo ditë nuk e ka parë dhe nuk ka komunikuar më me të. Në lidhje me shtetasin Aidi, ai ka deklaruar se ai kërkonte të kapte Ulviun pasi pretendonte se i kishte vjedhur banesën dhe dy personat e tjerë nuk i njeh pasi ishte errësirë”, thuhen në dosje.

Pas këtij konflikti që rezultoi në një sulm me armë, Ulvi Skana mendohet se u largua nga Shqipëria.
Ai thuhet se qëndroi disa kohë në Belgjikë, nga ku u kthye vetëm pak ditë përpara se të zhdukej në mënyrë të beftë, për të mos u kthyer në banesë.

Vetë Aidi Askurti i pyetur nga policia, thotë se kishte disa vite që e njihte Ulvi Skanën, por sipas tij nuk kishin marrëdhënie të ngushtë shoqërore, edhe pse frekuentoheshin shpesh.

“Me shtetasin Ulvi Skana njihem prej rreth 4 vitesh. Unë nuk kam shumë marrëdhënie me të, por kemi folur me njëri- tjetrin pasi takoheshim tek kioska që tregton cigare 24 orë, që ndodhet tek mbikalimi në Institut”, thuhet në deklaratën e Aidi Askurtit.

Por edhe pse Aidi Askurti deklaroi se nuk ka shumë njohje me Ulvi Skanën, ai pohoi se ishte ndër personat e parë që familja Skana kontaktoi për zhdukjen e të afërmit të tyre, më 17 maj 2022.

Fakt për të cilin ai mësohet se ka thënë në polici se nuk kishte dijeni.

“Mua më mori në telefon vëllai i Ulviut dhe më pyeti nëse e dija se ku ndodhej vëllai i tij. Ai më mori nëpërmjet shtetasit Endri Bruçi pasi nuk e kishte numrin tim. Unë nuk e dija që Ulviu është larguar nga banesa. Nuk e kam numrin e telefonit të Ulviut dhe nuk kam komunikuar në telefon apo rrjete sociale me të”, dëshmoi Aidi Askurti.

Por ndërsa Aidi Askurti hoqi çdo përgjegjësi nga vetja se mund të kishte gisht në zhdukjen e papritur të Ulvi Skanës, dëshmia e dhënë nga Ziklen Sula hedh edhe njëherë dyshime të forta, mbi vetë personazhin e Askurtit dhe lidhjen e tij me Skanën.

Ziklen Sula nuk dha informacione se ku mund të ishte Ulvi Skana, por ai tha se ky i fundit mund të ishte fshehur nga frika e Aidi Askurtit.
Po përse e kishte këtë bindje Ziklen Sula?

Çfarë frike kishte Ulvi Skana nga Aidi Askurti, aq sa të rrinte fshehur prej tij apo edhe të zhdukej pa gjurmë, sa të mos bëhej më i gjallë?

“Unë lajmin që Ulvi Skana është larguar nga banesa e kam dëgjuar nga banorë të lagjes dhe nuk kam dijeni se çfarë ka ndodhur me të. Por unë mendoj se ai mund të jetë fshehur nga frika pasi e kërkonte Aidi Askurti”, deklaron Ziklen Sula.

Përveç deklaratave të mësipërme, Sula nuk dha asnjë shpjegim tjetër që mund të ndihmonte organin e akuzës.
E vetmja gjë që mundi të thotë, ishte krijimi i një profili social të Ulvi Skanës, ku sipas tij ky i fundit ishte përdorues i lëndëve narkotike.
Duke lënë të kuptojë, që mund të ishin këto probleme, që mund të kishin çuar në zhdukjen e tij nga qarkullimi.

“Unë e theksoj edhe njëherë që nuk kam lidhje me ngjarjen. Por po kështu nuk kam dijeni nëse Ulvi Skana kishte borxhe apo konflikte me persona të tjerë. Unë di vetëm që Ulviu ishte përdorues i lëndëve narkotike”, tha Ziklen Sula.

Fakti që Ulviu ishte konsumues i lëndëve narkotike u pohua edhe nga vëllai i tij, i cili tha për hetuesit se familja nuk reshti së bëri kërkime për fatin e vëllait të tij, madje duke pyetur edhe te ata që cilësoheshin si shokë të tij.

Por këto kërkime rezultuan të kota, pasi askush nuk i ndihmoi të ndriçonin rrugëtimin e fundit të njeriut të tyre.

Edhe pse informacionet që vinin kohë pas kohe ishin kontradiktore dhe tregonin se ai ishte parë në zona të ndryshme të Tiranës.

Këto informacione në fakt rezultuan të pasakta, duke u konsideruar shpesh edhe keqdashëse me qëllim që të mbanin familjen larg nga e vërteta e hidhur që rrethonte fatin e njeriut të tyre të humbur.

“Ai është përdorues i lëndëve narkotike prej disa kohësh. Një shok i lagjes, Adem Kurti më ka thënë se kur ka qenë duke udhëtuar me autobus nga Kamza në Tiranë i është dukur sikur ka parë Ulviun në Laprakë pak metra pas kryqëzimit te Spitali Ushtarak në rrugë duke pirë cigare”, thuhet në dëshminë e vëllait të Ulviut, Hergaz Skana.

Ashtu si edhe familjarët e tjerë, vëllai i Ulvi Skanës nuk pranoi që ai të kishte probleme, ose të paktën sipas tij, ai nuk i kishte shprehur diçka që mund t’i shqetësonte ata deri aty sa të mendonin se mund t’i ndodhte diçka e keqe.

“Unë nuk kam dijeni nëse vëllai im kishte konflikte me ndonjë person. Unë dhe familjarët e mi kemi bërë shumë kërkime në lidhje me gjetjen e vëllait tim. Ne kemi komunikuar me të njohurit, miqtë, shokët e Ulviut, kemi kërkuar edhe nëpër rrjete sociale etj, por nuk kemi arritur të marrim informacion për vendndodhjen e tij”, deklaron ai.

Bazuar në dëshmitë e shokëve dhe familjarëve, grupi hetues u ndal më së shumti në dyshimet e veta në lidhje me zhdukjen e Ulvi Skanës, te emri i Aidi Askurtit.

Personi ky, emri i cili del në të gjitha bisedat që ka konflikte me Ulvi Skanën, shkaqet e lindjes të së cilave mbetën të pasqaruara.

Për këtë arsye, grupi hetimor sekuestroi telefonin e shtetasit Aidi Askurti, ekspertim që del se nuk është përfunduar ende, për të parë nëse Aidi Askurti, ka apo jo lidhje direkte apo indirekte me zhdukjen e Ulvi Skanës, apo “Uka” siç ndryshe njihej në rrethin e tij të ngushtë shoqëror.

“Deri në 2 ditë ikte dhe shkonte te një njeriu i veti, por më merrte në telefon. Jo me humb kontakt zero më zero! Ne pritëm 3 ditë, mos ishte në rajon dhe më njoftonte. Prita 3 ditë, shkova në Kamzë. Më thanë lerë sot dhe nesër pyet te spitalet. Pyeta te spitalet, nuk ishte. Shkova në spital në shtet, jo në privat”, thuhet në dëshminë e Hasan Skanës.

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING