Kosova
Vuçiç me kërkesa të reja
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq gjatë takimi me serbët e Veriut në Rashkë ka kërkuar reagim urgjent nga BE-ja, autoritetet dhe institucionet e tjera në botë që ta ndalin, sipas tij, menjëherë shkeljen e marrëveshjes nga ana e Kosovës, për targa dhe të mundësohet lëvizja e papenguar e automjeteve me targa legale nga Serbia.
Sipas tij, nëse Kosova e refuzon këtë zgjidhje, pala serbe do të kundërpërgjigjet me “masa të forta dhe adekuate politike për të mbrojtur rendin kushtetues”.
Një kërkesë tjetër e tij është ajo për “formimin e pakushtëzuar dhe urgjent të Asociacionit të Komunave Serbe, si parakusht për hapat e mëtejshëm në dialog dhe kthimin e serbëve në institucione”.
Pika e tretë e Vuçiq është kërkesa që “forcat policore shqiptare të vendosura ilegalisht në veri të Kosovës të tërhiqen”.
Kurse kërkesa e katërt ishte për zgjedhjet. Ai deklaroi se Serbia nuk do ta lërë në baltë popullin e saj dhe nuk do të dalë kundër Listës Serbe, e cila vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje”.