Bota
E rëndë/ 5 vjeçari shkakton vdekjen e 87 vjeçares
Një fëmijë i cili po mësonte biçikletën përplasi një të moshuar në Milano duke i shkaktuar vdekjen.
5-vjeçari dhe 87-vjeçarja po ecnin të dy me biçikletë në një park, raporton Corriere della Sera.
Është i ati i të miturit ai që do të përballet me akuzën për vrasje nga pakujdesia. Sipas asaj që ai u tha hetuesve, ai ishte duke mësuar të birin të ngiste biçikletën pa rrota stërvitje. Sipas dëshmisë, 5-vjeçari nuk ishte me shpejtësi, por gruaja përplasi kokën në tokë dhe nuk mundi t’i mbijetonte goditjes.
Me ligj, prokuroria e Milanos është e detyruar të vendosë përgjegjësi penale mbi babain.