Politike
Veliaj ironizon Berishën: Njerëzit në stadium kishin ardhur për Metën
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj komentoi nisjen e fushatës nga koalicionit opozitar “Bashkë fitojmë”. Në një intervistë televizive Veliaj pretendon se stadiumi ishte bosh kur kryedemokrati Sali Berisha në hapjen e fushatës, duke shtuar se njerëzit kishin shkuar atje për kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
“Në një moment Saliu kishte më shumë kandidatë sesa spektatorë. Dikur e quante ‘arena e korrupsionit’. Stadiumi ishte gjysmë dhe ajo gjysma ishte për Ilir Metën dhe kur ai mbaroi fjalimin të gjithë ikën dhe për Berishën më erdhi keq. Ai ka nevojë për ndihmë psikologjike. Kemi shumë psikologë që mund të ndihmojnë në këtë rast,”- tha Veliaj.
Ndër të tjera, Veliaj komentoi edhe idenë e kundërshtarit të tij, Belind Këlliçit për të bërë tunele nëntokë, nën sheshin Skënderbej, duke u shprehur se është e pamundur, pasi një ide të tillë e ka menduar edhe vetë.
“Sheshi Skënderbej është 5 kate nëntokë. Të gjitha idetë kemi vite që i eksplorojmë. Për shpirt do i bëja vetë falas. Nuk ka asnjë vend të botës që njerëzit prej autobusit të lënë njerëzit makinën. Në Itali dështoi me sukses. Po do të vjedhësh diçka, vidhe tamam të plotë. Në të gjitha qytetet, lëvizja ekspres bën njerëzit që të lënë makinën. Do të jetë Kinostudio-Kombinat që do të jetë e pandërprerë nga kthesat. Kemi një skuadër profesionistësh. Në qendër do kemi stacion tranzit pas Operas dhe do i publikojmë të gjitha piketimet. Terminali lindor ka mbaruar ndërkohë që fillojmë dhe terminalin perëndimor te kthesa e Kamzës. Nuk do të ketë stacione autobusi në qendër të qytetit. Në terminali kryesor do niset rrugëtimi i gjatë. Ne nuk e kemi luksin për të gënjyer. Ne e pamë Tiranën falas me torta e govata. Zgjati pak e na dëmtoi shumë,”-shtoi Veliaj ndër të tjera.