Connect with us

Rajon

Petkoviç në panik/ Tregon qëllimin e Kurtit në Veri

Drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviç pretendon se kryeministri Albin Kurti eka për qëllim të udhëheq me komunat veriore.

Për të, fakti që Kurti u ka uruar kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje fitoren në zgjedhjet lokale në komunat veriore, tregon se ai ka në program “pastrimin etnik të serbëve”.

“Tani të gjithë e shohin se sa të drejtë kishte presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kur tha se Kurti me 2 për qind mbështetje të shqiptarëve në veri, dëshiron të sundojë si kryetar komune në mbi 98 për qind të popullatës serbe që nuk duan të jetojnë në shtetin e tij”, ka deklaruar Petkoviç

Sipas tij, zgjedhjet në very, që pritet të mbahen këtë të diel më 23 prill, janë të dhunshme dhe bashkësia ndërkombëtare që po i përkrah mban një përgjegjësi të madhe.

Advertisement