Connect with us

Aktualitet

Vrasja e të riut, publikohen pamjet kur autorët shpërndahen në drejtime të ndryshme

Stivens Toshkezi është 20-vjeçari që humbi jetën mbrëmjen e kaluar në Tiranë pasi u dhunua nga dy të rinj për shkak të një vajze.

20-vjeçari sapo ishte kthyer nga puna, kur Ensi Maze dhe Axel Hoxhaj i bënë pritë dhe nisën ta dhunonin. Ata e kanë goditur disa herë me thikë në bark 20-vjeçarin i cili pavarësisht transportimit me urgjencë në spitalin e Traumës nuk ka mundur të mbijetojë.

Së fundmi në media janë publikuar pamjet e momentit kur dy autorët pas ngjarjes së rëndë largohen në drejtime të ndryshme. Kjo lidhet edhe me faktin se policia ka arrestuar vetëm Ensi Mazen.

Vlen të thuhet se të rinjtë ishin konfliktuar edhe para pak javësh dhe shkak ishte një vajzë.

Advertisement