Politike
Skandali i Elira Kokonës/ Berisha: Ndante paratë me ndrikullën Kumbar
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar ditën e sotme kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për zgjedhjet e 14 majit në bashkinë e Maliqit.
Nga atje Berisha ka folur mbi skandalin e Elira Kokonës, e cila paguhej nga shteti dhe më pas dilte në gjykatë kundër shtetit shqiptar.
Sipas Berishës, në këtë skandal ka qenë e përfshirë dhe ministrja Mirela Kumbaro, të cilën e cilësoi si “ndrikullën” që ndante paratë me Kokonën.
“Ju e shini se si e ka penetruar krimi. Para 3 ditësh doli super skandali i një Kokona. Ajo është mbesa e Petrit Dumes. Çfarë bënte ajo. Në një anë ishte sekretare e ministrisë së Kulturës dhe pastaj de facto pasi është larguar Don Agaccio, një mafioz i nivelit ndërkombëtar. Doli kjo sekretare e Ramës. Kjo merrte rrogën e shtetit dhe në gjykata shkonte kundër shtetit. Ndante paratë me ndrikullën Kumbaron, se nuk ndodhte ndryshe kjo”, u shpreh Berisha.