Kronike
Vritet me thikë 38-vjeçarja shqiptare në Itali, plagoset vëllai i saj
Një 38-vjeçare shqiptare është vrarë me thikë në Itali. Bëhet fjalë për shtetasen Anila Ruçi.
Trupi i gruas u gjet pak para orës 17:00, ndërsa jashtë shtëpisë, në via Piave, në qendër të qytetit Lomellina, u lokalizua i plagosur nga një armë thike edhe vëllai i saj.
Ky i fundit është rreth të 30-ave dhe tashmë ndodhet në spital, por ka plagë të lehta.
Autoritetet do të marrin në pyetje të riun, për të dhënë dëshminë e tij mbi ngjarjen. Policia po heton mbi dinamikën e ngjarjes dhe se kush është autori i vrasjes së 38-vjeçares.