Connect with us

Aktualitet

U kap me armë/ Ramazan Rraja: S’është e imja

Pavarësisht së forcat policore e arrestuan më armë në brez, Ramazan Rraja në drejtorinë vendore ka deklaruar se arma e zjarrit nuk është e tij.

Kjo ka qenë e vetmja deklarate e cila është dhënë para hetuesve, për të cilën nuk ka pranuar të flasë më shumë mbi personin që e dispononte apo që ja ka siguruar atë.

Rraja sipas Policisë prej muajsh fshihej në trekëndëshin Durrës-Lezhë -Tiranë, e duke qenë person në kërkim lëvizjet e tij ishin të kontrolluara, duke ju shpëtuar postoblloqeve policore dhe kontrolleve rutinë.

Po ashtu pas arrestimit të tij po verifikohen ambjetet ku qëndrontë nipi i deputetit të Krujës.

Ai u arrestua një ditë më parë më një person të shpallur në kërkim i identifikuar si Luiz Konomi për të cilin gjykata e Elbasanit e la në burg atë.

Rraja pritet të dalë nesër para GJKKO-së për masën e sigurisë të dhënë në mungesë ndaj tij, ku akuzohet si i përfshirë në atëntatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja, Rrumit dhe Andi Malokut, ku ky i fundit mbeti i vdekur.

Advertisement