Connect with us

Shkrime

Duaje emrin tënd

Nga Magdalena Ramohito

Ky, që kam vënë si titull, më kujtoi një film të realizmit socialist aty nga viti 1984, ndërsa çështja e ditës nëpër media elektronike edhe në rrjetet sociale ishte këto ditë, vendosja e emrit të drejtuesit të koalicionit ‘Bashkë fitojmë’, kur Komizioneri i Zgjedhjeve Z. Celibashi mori vendimin, që Koalicioni BF të mos kishte fare emër të drejtuesit të tij. Pasi çështja kaloi në KAS dhe përpara se KAS të merrte vendimin Partia e Lirisë dërgoi një shkresë zyrtare, me anë të së cilës kërkohej, që si drejtues i koalicionit në fjalë, të mos vendosej emri i Ilir Metës, por ai i Sali Berishës. Si përfundim KAS vendosi, pavarësisht nga kërkesa, që emri i drejtuesit të koalicionit të jetë ai i Ilir Metës.

Besoj se nuk ka mbetur njeri pa e kuptuar në këtë vendin tonë të bukur faktin, se interesi i Sali Berishës është që koalicioni BF, të kryesohet me  emrin e tij dhe jo atë të Ilir Metës dhe shkresa e dërguar nga vetë Ilir Meta në KAS, kërkontë pikërisht këtë gjë.

Në bazë të ligjit koalicioni BF, duhet të mbajë emrin e Ilir Metës. Dhe pyetja e gjithë secilit është, çfarë vuajtje e madhe mund t’a detyrojë një njeri kushdo qoftë ai, të pranojë të shkelet ligji, për faktin e thjeshtë se ai nuk ndjehet ‘krenar’ me emrin e tij? Nuk di ta them, por këtë gjë edhe në ëndërrën time më të keqe, nud do e duroja dot të më ndodhte.

Edhe feja muslimane e konsideron emrin e njeriut si gjëja, që më së shumti e konfirmon personalitetin dhe individualitetin njerëzor. Për këtë arsye, islami iu sugjeron muslimanëve që fëmijve t’u japin emra të bukur. Emri nuk duhet të jetë një peshë që t’i sjellë mërzi njeriut, prandaj Pejgamberi ka pasur zakon t’u sugjerojë njerëzve ndërrimin e emrit.

Nuk besoj se Ilir Metës nuk i pëlqen emri i tij, pasi sipas ligjit ai do të ishte i lirë t’a ndërronte atë. Me këtë akt ai ka konfirmuar ‘deja’ të gjitha akuzat që i janë bërë nga individë konkret, ish deputet të PD, Avokat edhe TV kombëtare, por edhe perceptimi i gjithë popullit shqiptar si një poitikan pa skrupuj moral, i cili për interesa materiale dhe në këtë rast për mbijetesë politike të shkelë jo vetëm ligjin, por edhe dinjitetin e tij.

Më kujtohet dita kur ai u ‘pagëzua’ si Kryeministër në prezencë të gazetarëve, me dy duart sikur po e shtrëngonte fortë foltoren e vogël transparente, me buzë të shtrënguara dhe sy kërcënues pa parë drejt ndonjë objekti, më dha përshtypjen e një njeriu që gjendej përballë personit, me të cilin do të zhvillonte mundjen. Ai me një zë të fortë kërcënues dhe deklamues tha: “ Unë këtu nuk jam kot”. U duk qartë se ai nuk po komunikonte me popullin, i cili duhej të ishte qëllimi për të cilin kishte dalë përpara kamerave, por me një subjekt të caktuar, i cili ndoshta nuk ishte aty prezent, por këtë deklamacion duhej t’a dëgjonte mirë.

Aty thashë me vete, tani u kompletua Klasa Politike Shqiptare. ‘Dy Salij në një derë’, të cilën koha e vërtetoi. Analistët, të cilët filluan të mbijnë në atë kohë, hamendësonin në analizat e tyre duke parë vetëm 1/8 e aisbergut, sepse politika e tillë është. 7/8 e kanë parë punonjësit e administratës shtetërore dhe Stafet e Ambasadave në kohën, kur ai ishe Kryeministër, por edhe si Ministër i jashtëm. Ai sundoi duke mbjellë frikë, miltantizëm të detyruar dhe korrupsion edhe kur ishte në koalicion me dy partitë e mëdha.

Kam takuar nëpër ambasadat tona nëpër europë njerëz, që jetonin nën terrorin e përgjuesve nëpër banesat e tyre. Kam parë gjithashtu nëpunës të administratës, që iu kthenin shpinën kamerave nëpër korridore dhe trembeshin nga ndonjë rregjistrim bisesede me anë të telefonit. Kishte ndodhur një rast, të cilën e kishin larguar nga puna me anë të përgjimit.

Kërcënimet horror që bënte nga zyra e Presidentit dhe më pas ato që ‘do t’i binte më të fortit’ si edhe thirrjet se do merrte nën udhëheqjen e tij opozitën rezultuan të vërteta. Problemi që ai ka sot është vetvetja. Nuk rezultoi se mund t’i bjerë më të fortit, popullariteti i tij është në kuotën 1%. Ma merr mendja se po të vendosej në pyetësorët e sondazhit, qoftë edhe emri i mjë qytetari sa do pak publik mund të merrte 2%. Frika që ai ka nga emri i tij e zvogëlon akoma më shumë, ndërsa daljet e tij të përditshme në fushatë duke shpifur me akuza politike për qeverinë nuk kanë  fare peshë.

Gruaja e tij para disa kohësh u betua publikisht se, këtu do të më keni edhe tridhjetë vjet, pas meje edhe vajzën time. Të njëjtën deklaratë ka bërë edhe ai.  Na ka fyer tmerrësisht inteligjencën tona, madje turpi na mbuloftë, që i kemi duruar edhe pasi i pamë ‘me bllok në dorë’, duke u kënaqur me faktin se ‘cfarë ke bërë do të të bëhet’.

Turpi i mbuloftë militantët e PD, nëse do të pranojnë, që votat e tyre t’i shpien te Ilir Meta dhe jo tek PD, të cilën e njeh ligji dhe gjithë faktori ndërkombëtar, sepse ajo është në fakt partia e të gjithë demokratëve dhe jo parti personale e dikujt. Të votojnë te partia ku drejtuesi i saj nuk ka as frikë edhe as turp nga emri i tij. Krejt e kundërta është e vërtetë. Ai është krenar dhe na bën të gjithëve krenar me emrin dhe staturën që ai ka.

Advertisement