Pinknews
A u ndikua Rama nga Luizi për këngën e fushatës?
Kënga “Vetëm përpara” është kolona zanore që do të shoqërojë Partinë Socialiste në fushatën e saj elektorale, mirëpo kënga ka tërhequr shumë vëmendje dhe është kritikuar, pasi ishte një zgjedhje aspak e zakontë.
Një panel me katër të ftuar kanë folur mbrëmë pikërisht mbi këtë çështje në emisionin “Më Lër Të Flas”.Julian Deda, Renis Gjoka, Kastro Zizo dhe Zafina Hasani diskutuan mbi këngët e të dy partive kryesore në vend dhe dhanë opinionet e tyre
Julian Deda dhe këngëtari i këngës së fushatës së partisë “Bashkë Fitojmë” Renis Gjoka e kritikuan këngën e Partisë Socialiste.Ndërsa socilaisti me bindje politike Kastro Zizo tha se qëllimi i këngës është të krijohet atmosferë festive dhe të shpërndahet pozitivitet në këto zgjedhje elektorale.
Kënga “Vetëm Përpara”, e cila këndohet nga Petrit Vullkani u kritikua edhe për shkak të zhanrit që këngëtari përfaqëson.Zafina Hasani tha se kënga është zgjedhur në bazë të trendeve të momentit, ndërsa shtoi se është e ngjashme me këngën “Çapaçulja”, e kënduar po ashtu Vullkani kushtuar çiftit të Big Brother Luiz dhe Kiara.
Romeo e pyeti Hasanin nëse fama e Luizit ka ndikuar në përzgjedhjen e këngës së fushatës nga PS, dhe ajo u përgjigj se po.
“Është rryma e momentit. Është si Çapaçulja. Ajo dëgjohet. Po normalisht që ka ndikuar dhe Luizi. Kjo rrymë dëgjohet” tha ajo.