Connect with us

Aktualitet

Nikulaj në konflikt me familjen Kolndreu: Më ka rrahur djalin me shkop bejzbolli

Janë të shumta pistat në lidhje me vrasjen e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj.

Përveç gjakmarrjes dhe çështjeve të biznesit, hetuesit po shqyrtojnë edhe problemet familjare që Nikulaj kishte.

50-vjeçari ishte në konflikt me familjen Kolndreu pasi para 3 vitesh pjesëtarët e familjes së tij kanë rrahur Marsel Kolndreun.

Babai i Kolndreut ka treguar se djali i tij është rrahur barbarisht me shkopa bejzbolli nga djali dhe nipat e tij Nikulajt.

Fëmijët e mi kanë pasur konflikt me Nikulajt. Ma kanë rrahur djalin barbarisht para 3 vitesh me shkopa bejsbolli. E ka rrahur djali i Ardian Nikulajt dhe nipat. Iu kam çuar njerëz dhe iu kam thënë që pse ma rrahët djalin në këtë formë. Ardiani na është përgjigjur ‘rrini mirë’. Sot në lajmet e televizorit kam parë se në Shëngjin është vrarë shtetasi Ardian Nikulaj për të cilin deklaroj para jush se as unë dhe as fëmijët e mi nuk kemi hak as hile në këtë vrasje dhe jam i gatshëm në çdo kohë të jap shpjegime së bashku me fëmijët e mi. Njëkohësisht jam i gatshëm që unë ti përgjigjem fisit Nikulaj sipas zakonit.

Më tej ai thotë se këtë konflikt me Nikulajt ka dashur ta mbyllë dhe ka qenë në pritje të paktën të një kërkim falje.

Ju deklaroj se sot dhe asnjëherë djemtë e mi dhe unë nuk i kemi dalë para, as për ta provokuar dhe as për ta rrahur.

Advertisement