Connect with us

Aktualitet

Tritol lokalit në Shkodër, detajet e para

Një sasi tritoli ka shpërthyer në një lokal në lagjen “Fermentim” në Shkodër në orët e para të mëngjesit të sotëm. Ka qenë pronari i lokalit, shtetasi F. K., 65 vjeç, i cili ka njoftuar policinë, se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Njoftimi i policisë

Shkodër/Informacion paraprak

Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.

Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).

Advertisement