Kosova
Ohri vdiq/ Paralajmërimi për luftë i Vuçiç
Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, i ka kushtuar vëmendje të veçantë konferencës për shtyp të Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçic, ku identifikoi një sërë deklarimesh armiqësore dhe kërcënuese ndaj Kosovës. Selimi dha disa fragmente të kësaj gjuhe agresive të presidentit serb.
“Bazuar në fjalët e Vuçic, mendoj se Marrëveshja e Ohrit ka vdekur. ‘Kurrë s’kam prnauar asnjë marrëveshje, thjesht kam pranuar një koncept dhe gatishmërinë për të zbatuar marrëveshjet deri në një kufi të caktuar’”, përktheu Petrit Selimi fjalët e Vuçiç.
Sipas tij, “Vuçic gjithashtu tradhtoi haptazi Marrëveshjen e Ohrit teksa ka deklaruar: ‘Do të votojmë kundër të ashtuquajturës Kosovë në Këshill të Evropës, Mos na mashtroni dhe gënjeni më – ky është mesazhi i vetëm ndaj atyre që na vinë nga bota dhe Evropa’”.
Sipas Selimit, Vucic ka vazhduar gjithashtu edhe me kercenime, teksa dhe citoi disa nga deklarimet e tij
‘Kam frikë nga një krizë më e thellë vitin tjetër, faji është i atyre që kurrë s’deshën ta dëgjojnë Beogradin. Mos provoni të na mashtroni. Mjaft më me mashtrime ndaj serbëve dhe Serbisë dhe na dëgjoni çfarë po ju themi, ne te kundert do të bëhet edhe më e vështirë për të gjithë ne”, ka deklaruar Vuçiç duke u shprehur: “Asnjë okupim nuk ka përfunduar asnjëherë mirë” , nje deklarate te pakten ne dukje si nje thirrje per luftë.