Connect with us

Kronike

Me “njoftim të kuq” nga Interpoli/ Arrestohet shqiptari që trafikonte fëmijë në Greqi

Një 56-vjeçar nga Shqipëria është arrestuar nga policia greke pasi ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga Interpoli. Konkretisht, 56-vjeçari është dënuar me 15 vite burg në Shqipëri për trafikim të të miturve. Interpoli kishte lëshuar një “Njoftim të Kuq në Kërkim Ndërkombëtar”. Pas disa ditësh kërkime ai u gjet dhe u arrestua, ndërsa pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë.

Advertisement