Connect with us

Kosova

S’ka asgjë qyl Albin Kurti…Paguaj që ta kesh

Nisja e punës për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe duket se do të jetë ajo me të cilën Kosova do t’i paguajë dy lajmet e mira që i mori brenda pak ditësh nga Bashkimi Europian. Pas liberalizimit të vizave dhe hapit të parë të suksesshëm drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës, nga SHBA-ja dhe Gjermania erdhën mesazhet se formimi i Asociacionit tani po konsiderohet i pashmangshëm. Ambasadori gjerman Jorn Rohde e tha haptazi se anëtarësimi në KiE është i ndërlidhur me implementimin e marrëveshjeve të dialogut me Serbinë.

Një komitet i përbashkët monitorues është themeluar në Bruksel për te mbikëqyrur zbatimin e marrëveshjes së fundit bazë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Por, për zbatimin e kësaj marrëveshjeje e cila u konsiderua historike nga një pjesë e bashkësisë ndërkombëtare, duket se Kosova do të kushtëzohet më shumë në proceset e saj integruese.

Advertisement