Sport
“Tym i bardhë”, Leao-Milan zgjasin “martesën”, firma përpara derbit
Milan dhe Rafa Leao duket se kanë gjetur qetësinë e munguar kohët e fundit, kjo reflektohet qartë edhe te rendimenti i sulmuesit portugez në këtë pikë të sezonit.
Këto javë palët kanë nisur edhe një herë diskutimet mbi rinovimin e kontratës, fundja kjo është dëshira e lojtarit, por dhe e drejtuesve të “djallit”.
Milani mund të paguaj një pjesë, ndërsa shpreson që edhe Lille të bëj të njëjtën gjë. Varianti më i mirë është që Lille të paguaj plotësisht borxhin, për të përfituar më pas nga shitja e Leao-s.
Sipas mediave italiane, palët kanë shumë besim se mund të shkojnë drejt rinovimin të kontratës, këtë e pranoi edhe vetë Leao pas sfidës kundër Napoli.
Sipas te gjithë gjasave, Leao do të firmos një kontratë deri në 2027.
Në versionin më optimist, firma mund të vijë edhe përpara derbin në gjysmëfinalen e parë të Champions League.