Connect with us

Aktualitet

‘Berisha na vrau 4 vëllezërit’/ 12 orë dëshmi në SPAK

Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes Haklaj, ka ardhur nga Suedia dhe është paraqitur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. • Nga ora 8 e mëngjesit (pa e ditur askush), Aishe Haklaj u pa në dyert e SPAK për të sjellë dosjen në emër të motrës dhe të atit të saj, Zylfije dhe Muharrem Haklaj, të cilët akuzojnë ish-kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. • Sot, ajo është marrë në pyetje nga vetë kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini. • Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që kishin për qëllim hakmarrjen ndaj fisit Haklaj dhe personave të tjerë në Tropojë. • Bashkë me Berishën, të paditur gjithashtu janë edhe: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi, Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi. • Tashmë nga familja, Hamdi Haklaj, i madhi i familjes është i vetmi vëlla që ka mbijetuar, bashkë me 2 motrat dhe fëmijët e 4 vëllezërve të tyre. • E gjithë familja, ka nisur një jetë të re në Suedi, ku kanë fituar azil politik bashkë me të atin e tyre, Muharremin. • Që prej largimit, që raportohet se ka ndodhur në vitin 2006, deri më sot, asnjë prej anëtarëve të familjes nuk është rikthyer në Shqipëri. • Madje dhe Aishe Haklaj u nis sot sërish për në Suedi me urgjencë, e shoqëruar nga Policia e Shtetit.

“Tepër sekret!”/ Zbulohet DOSJA që Zylfije dhe Muharrem Haklaj dorëzuan në SPAK, akuza ndaj Berishës dhe 15 të tjerëve

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve

Aishe Haklaj

TIRANË– Zbardhen detaje të reja lidhur me padinë e bërë në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar kundër ish-kryeministrit Sali Berisha. Edhe pse sot për 12 orë u mor në pyetje Aishe Haklaj, kallëzuesit janë babë e bijë; Muharrem dhe Zylfije Haklaj. Të dy, kanë paditur jo vetëm Berishën, por edhe shumë personazhë të tjerë për vrasjen e 4 djemve të familjes: Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. 

Përveç Sali Berishës janë paditur edhe 15 persona të tjerë, që akuzohen si banda e armatosur dhe një organizatë kriminale që drejtoheshin dhe vinin në zbatim urdhrat e ish-kryeministrit për të marrë hak për të.. Më konkretisht sipas padisë, pjesëtarë të këti grupi kriminal ishin: Haki Hoxha, Përparim Hyka, Myftar Lumneshi (vëllai i tij është vrarë nga Zylfie Haklaj), Hajredin Haluci, Tahir Sejd Hoxha, Iljaz Hoxha, Ilir Hoxha, Selim Hoxha, Agim Hoxha, Cut Neza, Sadri Neza, Xhafer Hoxha, Medi Hoxha, Guxim Byberi. Në plot 18 faqe, është sqaruar se çfarë pretendohet për secilin prej tyre, duke sjellë në kronologji të gjitha ngjarjet e ndodhur në Tropojë pas viteve ’90 që sollën episode vrasjesh të njëpasnjëshme mes të rinjve të zonës. E po ashtu, një detaj tjetër që bie në sy në padi, është termi: Tepër sekret!

Për rëndësinë e çështjes, sot është marrë në pyetje Aishe Haklaj, motra e madhe e familjes, ndërsa anëtarët e tjerë të familjes kanë kërkuar që të pyeten gjatë një lidhje direkte. Kjo për shkak se pretendojnë se u rrezikohet jeta në Shqipëri, ndërsa Zylfie Hakaj ka një urdhër-arresti për të për vrasjen e Rasim Lumneshit; ndërsa i ati i tyre është në moshë të thyer. Me dosjen u mor personalisht kreu i SPAK, Altin Dumani që është edhe prokuror i kësaj çështjeje dhe prokurorja tjetër, Elida Kaçkini.

Aishe Haklaj, dëshmoi sot lidhur me denoncimin që ka bërë në SPAK në korrik të 2021, ku akuzon kreun e PD-së, Sali Berisha për vrasjen e 4 vëllezërve të saj, Halil, Shkëlqim, Fatmir dhe Ylli Haklaj. Kjo është hera e parë që Aishe Haklaj merret në pyetje në cilësinë e kallëzues për këtë padi.

12 orë u mor në pyetje! Aishe Haklaj s’kthehet në Tropojë, kthehet me urgjencë për në Suedi, shoqërohet nga Policia

2 orë, nga ora 8 e mëngjesit deri në 20.00 të mbrëmjes, Aishe Haklaj është marrë në pyetje nga hetuesit e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Kjo pasi babai dhe motra e saj, Muharrem dhe Zylfie Haklaj kanë kallëzuar penalisht ish-kryeministrin Sali Berisha për vrasjen e 4 djemëve të familjes.

Aishe Haklaj përfundoi dëshminë e saj në SPAK pas rreth 12 orësh për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha dhe 14 personave të tjerë, që i akuzon për vrasjen e 4 vëllezërve të saj. E i vetmi moment që ka dalë jashtë ka qenë për të marrë telefonin e saj, pasi pretendonte se në të kishte prova për t’ja paraqitur hetuesëve të SPAK. Provat janë dorëzuar dhe për secilën prej tyre është mbajtur procesverbal.

Pasi ka përfunduar marrjen në pyetje, Haklaj ka shkëmbyer disa fjalë me avokatin e saj Idajet Beqirin në oborrin e SPAK dhe më pas është futur në një makinë, me shumë gjasa e avokatit e ndjekur nga dy efektivë të Forcave Operacionale dhe një makinë Policisë. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se ajo do të kthehet menjëherë në Suedi, ku jeton prej vitesh me anëtarët e mbetur të familjes. Ajo është e vetmja anëtare e familjes që me shumë gjasa do ta japë dëshminë në SPAK, pasi deri më tani anëtarët e tjerë të familjes kanë kërkuar që të pyeten gjatë një lidhje direkte. Kjo për shkak se pretendojnë se u rrezikohet jeta në Shqipëri, ndërsa Zylfie Hakaj ka një urdhër-arresti për të për vrasjen e Rasim Lumneshit. Kjo vrasje e ka vendosur atë në listën e të shumëkërkuarve të Policisë së Shtetit.

12 orë dëshmi, ç’tha Aishe Haklaj para gazetarëve: Kemi ende besim te SPAK&GJKKO! S’kam dijeni për dhunimin e varreve

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve

Aishe Haklaj

TIRANË– Për 12 orë resht, Aishe Haklaj ka dëshmuar në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pasi ka dalë nga ambientet e SPAK, Aishe Haklaj nuk dha detaje para kamerave dhe gazetarëve, duke u shprehur se ishte e lodhur nga marrja në pyetje. Megjithatë për më shumë detaje, njoftoi se do të informoheshim nga avokati i familjes, Idajet Beqiri. Po ashtu, u shpreh se nuk kishte asnjë dijeni se kush mund të kishte dhunuar varret e 4 vëllezërve të saj në Tropojë.

Ju si media e keni kryer detyrën tuaj, tani besimi ynë është ende tek SPAK dhe tek Gjykata e Posaçme. Nuk mund të them më shumë sepse edhe sekretet edhe gjithçka është që duhet të ruhet. Ne kemi njeriun e besuar të familjes, avokatin. Ndoshta ai do të tregojë diçka dhe do të japë më shumë sqarime. Prova të reja? Iu falenderoj, jam jashtë mase e lodhur. Nuk e di a do pyeten pjesëtarë të tjerë të familjes. Mediat janë shumë të respektuara nga familja jonë,”-tha ndër të tjera Aishe Haklaj.

Dhunimi i varrit të Haklajve, Policia: Janë dëmtuar pllakat e tre varreze publike në Tropojë, po punojmë për kapjen e autorëve

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve

Varri

TROPOJË– Jo vetëm varri i Fatmir Haklajt është dhunuar. Policia e Tropojës, sqaroi ditën e sotme, se disa persona ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e tre varreze në varrezat publike në qytet. Tashmë ka nisur puna për të zbuluar se kush janë autorët e për t’i vënë përballë drejtësisë. Pas kapjes, autorët do të hetohen për veprën penale “Dhunimi i varreve”.

‘Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Tropojë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Dhunimi i varreve”, dhe po vijojnë intensivisht punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve, pasi: Shtetas ende të paidentifikuar kanë dëmtuar pllakat e 3 varreve në varrezat publike të qytetit të Tropojës’– njofton Policia.

Ky sqarim vjen vetëm një ditë pasi u bë e ditur se ishin dhunuar disa varre në Tropojë, e në mesin e tyre ishte ai i Fatmir Haklajt. Zylfije Haklaj, motra e vëllezërve Haklaj ishte ajo e cila denoncoi se varri i Fatmirit ishte shkatërruar. Në një postim te llogaria “Haklajt e Tropojës” që menaxhohet prej saj, ajo shkruan se edhe të vdekur, vëllezërve të saj ua kanë frikën.

“Ju po ngelshi tanë kohën në Kodër të varrezave tona se edhe të vdekur jau keni frikën a mos po çohen. Na e kena ditë që do t’i prishni dhe me qellim i kena punue me ditë të saktë kushë merret me këto punë. Hajrin ja pafshi punës”, shkruan ajo.

Aishe Haklaj shkon në SPAK, avokati: Pyetet për vrasjen e vëllezërve, ardhja e saj duhet të ishte e fshehtë

'Berisha na vrau 4 vëllezërit'/ Motra e madhe e Haklajve

Aishe Haklaj

TIRANË– Aishe Haklaj, motra e madhe e vëllezërve Haklaj është paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK). Dosja.al mëson se prej më shumë se një ore, Aishe Haklakj po merret në pyetje nga prokurorët. Mësohet se ka qenë SPAK që i ka dërguar fletëthirrje motrës së Haklajve për ta marrë në pyetje. Arsyeja e thirrjes nga organi i akuzës nuk dihet ende.

Avokati i Aishe Haklajt, Idajet Beqiri, i ftuar në Euronews Albania tha se marrja në pyetje ishte diçka që pritej duke qenë që nga momenti që SPAK mori në shqyrtim çështjen e vrasjes së vëllezërve Haklaj. Ai shtoi se bëhet fjalë për një kallëzim penal të bërë më parë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, për një grup të organizuar terrorist e për akte terroriste. Sipas Beqirit, dalja e saj para SPAK do duhej të ishte e fshehtë.

“Bëhet fjalë për një kallëzim penal që kemi bërë më parë për vrasjen e vëllezërve Haklaj, për një grup të organizuar terrorist, për akte terroriste dhe vrasjen e vëllezërve. SPAK ka kohë që punon me këtë çështje, ka nisur hetimet, ka marrë provat për shqyrtim dhe ka marrë edhe 4 dosje që kanë qenë të pezulluara në Tropojë. SPAK e ka të domosdoshme të marrë edhe dëshminë e dëshmitarëve okular dhe njëra prej tyre është motra e Haklajve, Aishja e cila jeton prej kohësh në Suedi. Unë nuk e di nga e morën vesh mediat, se ardhja dhe ikja e saj duhet të ishte e fshehtë. Asnjë sekret nuk ka, por ajo ilegale ka ardhur ilegale do iki pasi ka ardhur në SPAK, ajo kishte kohë që pritej. Kemi kohë që bashkëpunojmë me SPAK për ardhjen e saj. Dëshmitë janë tepër të rëndësishme për këtë çështje të rëndësishme. Ajo është futur në SPAK që në orën 8 e 30 dhe pritet të rri edhe ca”,-tha avokati.

Familja Haklaj paralelisht ka vuajtur një sulm së fundmi, pasi është dhunuar varri i Fatmir Haklajt. Për këtë ngjarje, policia reagoi dhe deklaroi se kanë nisur hetimet.

Aktualitet

Urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, armiqtë e betuar të Ervis Martinaj! Si nisi përplasja mes tyre

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka lëshuar urdhër arrest për dy vëllezërit Duka, Leonard dhe Erlis Duka. Report Tv mësoi se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat e tyre, në operacionin e SPAK që është shtrirë në disa qytete të vendit.

‘Klani’ Duka njihen edhe si armiqtë e betuar të Ervis Martianj, bosi i lojërave të fatit që rezulton i zhdukur që prej gushtit 2022, fati i të cilit ende nuk dihet.

Emri i Dukës është shumë i njohur për drejtësinë, por edhe për publikun shqiptarë. Ai është arrestuar në vitin 2019 nga një super operacion për luftën kundër trafikut të drogës

Grupi ‘Duka’ ka qenë i skeduar si grup i strukturuar i trafikut të drogës Shqipëri-Gjermani. Leonard Duka quhej nga miqtë e tij si “Princi Damian”, një pseudonim e cila sipas tij reflekton luksin dhe jetën e shtrenjtë.

Si nisi armiqësia mes Leonard Dukës dhe Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj i cili ka qenë një nga bosëve më të mëdhenj të lojërave të fatit në Shqipëri, duke qarkulluar dhjetëra milion euro si, dhe një investitor i madh në sektorin e ndërtimit, ishte kthyer ‘në gjahun’ më të shtrenjtë të rivalëve të tij, shpesh për këtë ‘gjah’ është përmendur edhe ‘Klani Duka’.

Kreu i klanit “Duka”, Leonardi dhe Martinaj më parë kishin qenë miq dhe ortakë në biznesin e lojërave të fatit, më pas patën përplasje të ashpra pikërisht dhe u përfshinë në një konflikt pikërisht prej këtij aktiviteti disa milionësh. Pas prishjes së ortakërisë mes tyre, Martinaj mori peng dhe keqtrajtoi babanë e Dukës. Pas kësaj, ishte radha e Dukës që të merrte hak ndaj Martinajt, fillimisht duke dashur ta eliminojë atë fizikisht, por pasi dështoi, i ekzekutoi krahun e tij të djathtë, Santiago Malkon.

Që nga viti 2019 ndaj tij janë planifikuar dhe tentuar disa atentate, por në të gjitha rastet ai ka mundur që të shpëtojë. Në vitin 2019 ka pasur një plan konkret për eliminimin e Ervis Martinajt. Klani Duka mundi që të rekrutojë një shtetase me inicialet N.SH e cila në atë kohë punonte në një agjenci turistike dhe kishte informacion të detajuar për lëvizje dhe fluturimet e Martinajt nga Shqipëria në drejtim të vendeve të ndryshme të BE. Këto informacione bashkë me të fejuarin e saj i vuri në dispozicion të klanit Duka kundrejt një shume prej 30 mijë euro. Leonard Duka, nuk arriti dot ta eliminonte fizikisht Ervis Martinajt dhe sipas SPAK ekzekutoi krahun e tij të djathtë Santiago Malko.

Në vazhdën e kësaj ‘gjuetie’ ndaj milionerit, Vis Martinaj, i cili që nga mbyllja e basteve sportive ka bërë një jetë të tërhequr (por të blinduar me një “ushtri” të rinjsh që e ruan) në zonat rurale të largëta në aksin Laç-Lugina e Patokut, kundërshtarët e tij kanë mundur që të eliminojnë deri më tani disa nga njerëzit më të afërt të tij ndërkohë që vetë Martinaj është zhdukur.

Ish polici Santiago Malko, Fabian Gaxha, Erigers Mihasi, kushëriri i parë Brilant Martinaj (dhe 2 të tjerë te atentati i Fushë Krujës; teksa në Milot disa ditë më vonë u vra Klisman Preçi dhe i plagosur rëndë krahu i djathtë i Martinajt, Ylli Brahimi… janë njerëzit që janë sulmuar dhe eliminuar. Eliminimi i Santiago Malkos mendohet se ka ardhur pas konflikteve të klanit “Duka” me të zhdukurin Ervis Martinaj për territorin e lojërave të fatit, konflikt i nisur pas një miqësie të fortë, për të cilin në burg është vetëm polici Jeton Lami për të cilin hetimet janë mbyllur.

Leonard Duka u arrestua më 14 shkurt 2023 në një provincë të Brukselit në Belgjikë.

Continue Reading

Aktualitet

SPAK urdhërarrest për ish-deputetin Arben Ndoka

Ish-deputeti socialist Arben Ndoka është shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme. Ndaj tij është caktuar masë sigurie arrest me burg, në mungesë.

Arben Ndoka ka qenë i arrestuar edhe më herët. Në vitin 2018, ai u arrestua në kuadër të operacionit “Vol-Vo 4”, kur u lëshuan 34 urdhërarreste.

Në atë kohë, ai u akuzua për abuzim me pronat në bregdetin e Lezhës. Megjithatë, në 2021, Gjykata e Lezhës vendosi ta pushtonte çështjen ndaj ish-deputetit.

Sa i përket masës aktuale të arrestit, ajo që dihet deri më tani është se emri i ish-deputetit është në mesin e rreth 43 urdhërarresteve që janë lëshuar dhe po ekzekutohen këtë të premte kundër krimit të organizuar.

Operacionet po zhvillohen në disa qytete të vendit si Lezhë, Fushë Krujë, Nikël, Kurbin, Durrës, Shijak dhe Tiranë.

Në mesin e personave të cilët janë shpallur në kërkim në fakt janë disa prej emrave më të njohur të botës së krimit, si Durim dhe Valter Bami, Leonard dhe Erlis Duka, vëllezërit Avdylaj, Fatmir Hyseni, Plaurent Dervishaj e Endrit Dokle.

Dyshohet se Prokuroria e Posaçme ka mundur të zbardhë disa vrasje në zonën e Durrësit, Fushë Krujës dhe Lezhës, por edhe në Tiranë.

Mbetet për t’u parë se cilat janë këto ngjarje, ndërsa duhet theksuar se ky në fakt është një ndër operacionet më të mëdha të viteve të fundit, kundër krimit të organizuar në vend.

Continue Reading

Aktualitet

Engjëll Agaçi sërish në SPAK

Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Ministrave Engjëll Agaçi është paraqitur në SPAK.

Agaçi është paraqitur dhe më parë në Prokurorinë e Posaçme në lidhje me hetimet për dosjen e inceneratorëve.

Më herët Agaçi ka dhënë dëshmi në Komisionin Parlamentar e ngritur për hetimin e inceneratorëve.

Continue Reading

Aktualitet

Vangjel Dule: Shqiptarët në Greqi i ndryshuan emrat nga qejfi! Nuk i linte komunizmi të kishin emra kristianë

Vangjel Dule ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili në Athinë tha se shteti grek i detyroi shqiptarët që të ndryshonin emrat për t’i pranuar në shkolla apo institucione.

Dule tha në një intervistë me gazetarin Çim Peka se, sipas tij, shqiptarët i ndryshuan emrat me dëshirë në Greqi duke u pagëzuar. Kjo sipas kreut të PBDNJ-së, u bë pasi në komunizëm shqiptarëve u ndalohej të kishin emra kristianë.

“E bën këtë takim si një demonstrim force, por edhe si një joshje. Askush nuk do të kishte skepticizmin më të vogël për një kryeministër që takon emigrantët. Por i gjithë ky takim ishte shumë larg.

Zoti Rama ka shkuar disa herë në Greqi, hapja e ekspozitës, dreka me Miçotaqisin, a i shkoi ndër mend për emigrantët? Jo, kur kishte relata të mira me qeverinë greke jo nuk interesohej.

Ju kthye në një bumerang. Emigracioni në Greqi është i organizuar, i gjejmë në universitete, në partitë politike.

Zoti Rama kur përmend ndryshimin e emrave, duhet të na thotë pse ka ndryshuar emrin e vet. Ka pasur ndryshme emrash përse?

Pas vitit 1960 në Shqipëri kishte një listë emrash që mund të zgjidhnin, në këtë listë nuk kishte emra me konotacion fetar.

Të gjithë këta emra që nuk kishin mundësinë të zgjidhnin, kur vajtën në Greqi u rikthyen përmes pagëzimit në emra kristianë”, tha ai.

Continue Reading

Aktualitet

Protestuesi i ‘paparë’: Do bëhem personazh VIP dhe sipërmarrës kur të vijë PD në pushtet

Në të fundit protestë të llojit Berisha-Meta te Bashkia, kundër Veliajt, në ra sy, kapur dhe nga fotoreporterët, një djali ri me një zell të paparë anti-qeveri, duke gjuajtur me vezë kah godina nga ku qeveriset kryeqyteti.

Në pamje nuk ta jep përshtypjen e një të marri, përkundrazi.

Por dëgjojeni vetë, këtë protestues simbol të njerëzve që ndjekin nga pas Berishën.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING