Connect with us

Aktualitet

Pesë shprehi të mëngjesit që ndikojnë të shtoni peshë

Ne të gjithë kemi qenë në këtë situatë – angazhohemi të heqim disa kile, por ato duken të jenë të përkushtuara për t’iu qëndruar besnikë juve. I keni provuar të gjitha –masni porcionin e ushqimit, nuk konsumoni ushqim të shpejtë, qëndroni larg alkoolit, mirëpo ku mund të jetë problemi?

“Gabimi më i madh që njerëzit bëjnë kur përpiqen të humbin peshë është se fillojnë ditën e tyre në këmbë të gabuar”, thotë Susan Peirce Thompson, presidente e Institutit për Humbje të Peshës së Qëndrueshme. Këto momente e para të zgjimit i hedhin themelet për zgjedhjet të cilat do ti bëni gjatë gjithë ditës – dhe çdo ditë, prandaj është qenësore që të krijoni zakone të mira të cilat të mund ti zbatoni edhe nëse ju jeni ende të përgjumur.

Flini më gjatë se ç’duhet

Ne të gjithë e kemi dëgjuar se mungesa gjumit mund të shkaktojë shtim në peshë, në sajë të niveleve të larta të kortizolit- hormon stimulues i oreksit në trup. Por kjo del të jetë e kundërta –nëse ju flini shumë gjumë – nuk mund të jetë shumë gjë e mirë për ju. Një studim në revistën PLUS One zbuloi se gjumi më shumë se 10 orë në natë ngriti gjithashtu rrezikun për të pasur një BMI (Indeksi i Masës Trupore) më të lartë krahasuar me ata që morën shtatë deri në nëntë orë në natë.

Bëheni gati në errësirë

Autorët e studimit sugjerojnë se njerëzit që ekspozohen rrezeve të diellit në mëngjes herët kishin BMI dukshëm më të ulët se ata që nuk ekspozohen, pavarësisht se sa konsumuan ushqim. Sipas studimit, vetëm 20 deri në 30 minuta të ditës është e mjaftueshme për të ndikuar BMI, edhe kur qielli është i mbuluar me re. Kjo për shkak se trupi juaj e sinkronizon orën tuaj të brendshme – përfshirë edhe metabolizmin tuaj të kalorive – duke përdorur valët e dritës blu nga dielli i mëngjesit të hershëm si një udhëzues.

Nuk e rregulloni shtratin në mëngjes

Një studim i Fondacionit Kombëtar të Gjumit zbuloi se ata të cilët rregullojnë shtratin e tyre kishin 19 për qind më shumë gjasa të flinin një gjumë të mirë të natës në krahasim me ata që nuk vepronin njësoj. Dhe meqenëse gjumi kënaqshëm lidhet me BMI më të ulët, përse mos ta bëni këtë zakon? Kjo mund të tingëllojë si gjë e kotë, por Charles Duhigg, autor i librit Fuqia e Shprehisë, shkruan në librin e tij se rregullimi i shtratit tuaj në mëngjes mund të nxis sjellje të tjera të mira, siç është përgatitja e drekës së shëndetshme.

Nuk e matni peshën tuaj rregullisht

Kur studiuesit e Universitetit Cornell zbuluan 162 gra dhe burra mbipeshë për dy vjet, ata gjetën se ata që peshonin veten çdo ditë ishin më të suksesshëm në humbje të peshës dhe në mbajtja të saj. Koha më e mirë për tu matur është në të është gjëja e parë në mëngjes, kur pesha juaj është në nivelin më të ulët, thotë Lisa Jones, R.D., zëdhënëse e Akademisë së Ushqimit dhe Dietetikës në Pensilvani. Jo vetëm që matja do të jetë më e saktë por pas një nate të metabolizimit, gjithashtu ju do të mbani më pak peshë uji.

Hani shumë pak apo fare në mëngjes

Personat të cilët konsumojnë një mëngjes të ekuilibruar që përmbanin 600 kalori proteina së lehta, karbohidratet dhe diçka pak të ëmbël rezultonin me më pak ndjenja urie dhe më pak dëshira për të ngrënë gjatë gjithë ditës në krahasim me ata që në mëngjes marrin 300 kalori, shkruan EO. Për më tepër, nivelet e hormonit të urisë ngelen të ulëta pas ngrënies së ushqimit. Studiuesit sugjerojnë se është e mundur që kënaqja e dëshirave të tua në mëngjes mund t’ju ndihmojë që të mos ju ndjeheni të privuar dhe të mos tundoheni të hani shumë më vonë gjatë ditës.

Aktualitet

‘Ja ndryshimi me Italinë’/ Gazetari italian: Mafia në Shqipëri e lidhur ngushtë me politikën

Gazetari italian Stefano Marcelli ka folur në lidhje me situatën e krimit në Shqipëri. Ai tha se “mafia në Shqipëri është e lidhur ngushtë me politikën”.

Duke krahasuar zhvillimet mes Shqipërisë e Italisë ai u shpreh se në Itali ka parë gjithmonë dikë që lufton krimin, një gazetar, polic apo punonjës administrate. Ndërkohë tregon përshtypjet e tij se në Shqipëri këtë gjë e ka parë shumë pak dhe se vendi ynë duhet patjetër të luftojë krimin e mafien dhe këtë ta sinjalizojë.

“Që të jemi të qartë problemi quhet mafie dhe nuk ka dyshim që Italia ka një histori shumë të madhe me rrënjë të shtrira e marrëdhënie e fuqishme me politiken por ka një diferencë mes raportit mafia Itali dhe Shqipëri. Në Itali ka qenë gjithmonë dikush pjesë e shtetit, magjistrat, polic, gazetar e ata janë vrarë sepse kanë luftuar e hetuar mafien e krimin, ndërsa në Shqipëri nuk e shoh këtë. Shoh që luftohet shumë pak. Shqipëria duhet të luftojë mafien dhe ta tregojë këtë, ta sinjalizojë. Unë e them se e dua Shqipërinë dhe nuk dua që të identifikohet si mafia”, tha gazetari.

Continue Reading

Aktualitet

62-vjeçari i droguar vjedh kamionçinën brenda parkingut në Kamëz, përplaset me makina të tjera

Policia e Tiranës ka arrestuar një person, i cili ka tentuar të vjedhë një kamionçinë brenda një parkingu privat dhe gjatë tentativë për t’u larguar është përplasur me automjete të tjera të parkuara.

Autoritetet policore bëjnë me dije se në pranga është vënë shtetasi N. Ch., 62 vjeç, banues në Korfuz, teksa ngjarja ka ndodhur në Paskuqan 2, Kamëz, rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.

Pas testit të drogës të bërë nga ana e Policisë, i arrestuari ka rezultuar nën efektin e lëndëve narkotike. Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale “Vjedhja”, “Shkatërrimi i pronës”, dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Aktualitet

Emigracioni dhe plani për gjyqësorin/ Ambasada zbardh detajet nga vizita e Cameron në Tiranë

Ambasada britanike në Tiranë ka reaguar në lidhje me vizitën e Sekretarit të Jashtëm të Britanisë së Madhe, David Cameron në Shqipëri më 22 Maj.

Përmes një njoftimi, ambasada britanike bën me dije se në fokus të vizitës do të jenë diskutimet për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Gjithashtu, Cameron do të prezantojë një plan që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Britanisë për Policinë Shqiptare.

Shefi i diplomacisë britanike do të takohet me kryeministrin Edi Rama, Presidentin e Republikës Bajram Begaj dhe ministrn për Punët e Jashtme dhe Europën, Igli Hasani.

“Si pjesë e lidershipit në rritje të Mbretërisë së Bashkuar për të gjetur zgjidhje për sfidën pan-evropiane, Sekretari i Jashtëm britanik do të udhëtojë në Shqipëri këtë javë për t’u takuar me Presidentin, Kryeministrin dhe Ministrin e Jashtëm shqiptar për të diskutuar mbi bashkëpunimin Shqipëri-Britani e Madhe, për kontrollin e emigracionit të paligjshëm në vijën e parë të frontit.

Sekretari i Jashtëm britanik do të nënvizojë suksesin e partneritetit tonë inovativ për t’i bërë ballë trafikantëve të qenieve njerëzore dhe emigracionit të paligjshëm si dhe ndikimin e investimeve britanike në parandalimin e emigracionit.

Sekretari i Jashtëm do të mbështetet në lidershipin e Mbretërisë së Bashkuar në trajtimin e krimit të organizuar duke njoftuar një program të ri që lidhet me gjyqësorin, për të trajtuar korrupsionin dhe krimin e organizuar në Shqipëri, si dhe ofrimin e ekspertizës së Mbretërisë së Bashkuar për Policinë Shqiptare, për axhendën e tyre të reformës”, njofton ambasada britanike.

Continue Reading

Aktualitet

Trondit dedektivi: Nëna fuste klientë në shtëpi dhe bënte s*ks në sy të fëmijëve

Në vendin tonë numërohen gati 200 dedektivë të licencuar, një profesion i lirë, i rregulluar me ligj, që në vitin 2014. Po përse i kërkojnë më shumë hetuesit privatë shqiptarët?

Ndue Pjetra, avokat dhe njëkohësisht edhe dedektiv privat, tregon për Tch se veç tradhtive, dedektivë punësohen edhe për të parë se si funksionon mbajtja e fëmijëve pas vendimit të gjykatës.

Ai tregoi edhe një rast kur një nënë e divorcuar, fuste klientët në shtëpi dhe bënte dashuri me ta në sy të fëmijëve dhe sipas tij, sërish gjykata nuk e mori parasysh këtë fakt dhe ia la përsëri fëmijët nënës.

“Dedektivët sot në Shqipëri kërkohen në zgjidhjet e martesave, për të parë me kujdes si funksionon pas vendimit të gjykatës, mbajtja e fëmijëve. Kur gjykata i jep kujdestarinë nënës apo babait dhe ata nuk i kanë kushtet pavarësisht se i kanë marrë më mënyra të tjera kujdestarinë.

Rastet janë të tmerrshme, janë gjetur në shtëpinë e nënës, në sytë e fëmijëve duke futur klientë brenda, duke bërë dashuri me ta në kundërshtim me çdo lloj norme dhe gjykata përsëri nuk i ka marrë parasysh, duke ia lënë fëmijët nënës.

Tradhtitë kanë rënë, ishin një fillim një ‘boom’ por përsëri janë bashkë dhe harxhonin kot ato lekë. Më shumë e kërkojnë të moshave mbi 50 vjeç, thonë burri im ka pasur një sekretare në atë kohë a takohet më, histori nga më të tmerrshmet dhe më të çuditshmet”, shprehet Ndue Pjetra, Dedektiv, Avokat

Continue Reading

Aktualitet

Turi çiklistik Tiranë-Korçë/ Evitoni qarkullimin në këto akse, përdorni rrugë alternative (DETAJE)

Policia e Shtetit/ Policia e Shtetit, në kuadër të masave për sigurimin dhe mbarëvajtjen e turit të 81-të çiklistik të Shqipërisë, i cili zhvillohet në 4 etapa, me itinerar të përgjithshëm 723 km rrugë për kalim publik, kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve për shmangien e rrugëve ku zhvillohen garat çiklistike.

Duke qene se aktiviteti çiklistik zhvillohet në disa nga akset kryesore kombëtare me frekuentim të lartë, per rrjedhoje edhe masat e sigurisë nga organizatorët dhe nga Policia e Shtetit do të jenë të larta, në raport me nevojën per garantimin e sigurise se pjesëmarrësve ne këto gara.

Aktviteti çiklistik starton me etapën e parë, ne orën 12.00 të datës 20.05.2024, nga sheshi “Skenderbej”, Tiranë dhe përfundon në Korçë. Etapa e dytë starton në orën 12.00 të datës 21.05.2024, nga Korça dhe përfundon në Elbasan. Etapa e tretë starton në orën 12.00 të datës 22.05.2024, nga Elbasan-Kuçovë-Ura vajgurore-Lushnjë dhe përfundon në Vlorë.

Etapa e katërt starton në orën 12.00 të datës 23.05.2024, nga Vlora-Lumi i Vlorës-Himarë dhe përfundon në Llogara. Etapa e pestë dhe e fundit starton në orën 10.00 të datës 24.05.2024, nga Vlora dhe përfundon në Fier. Me qëllim shmangien e vonesave që krijohen në trafik, për shkak të masave të sigurisë, Policia e Shtetit kërkon mirëkuptimin e të gjithe perdoruesve të rruges, qe në itineraret dhe oraret e garave, të evitohet në maksimum qarkullimi me mjete, si dhe të përdoren rrugë alternative.

Continue Reading
Advertisement

TRENDING