Connect with us

Sport

Penalltia e padhënë për Dortmundin, arbitri kërcënohet me jetë

Borussia Dortmund barazoi 1-1 me Bochumin në Bundesligë, me verdhezinjtë që dështuan të mbanin hapin e fitoreve për kreun e renditjes. Në këtë duel, arbitri Sascha Stegemann pranoi se nuk dha një 11 metërsh për Dortmundin, teksa ka marrë kërcënime të shumta për jetën.

Mediat gjermane konfirmojnë se gjyqtari Sascha Stegemann është nën mbrojtjen e policisë. Duke folur për mediat e vendit të tij, Stegemann pranoi diçka të tillë.

“Unë dhe familja ime jemi kërcënuar në mënyrë specifike. Ndaj dhe kam bërë një kallëzim penal. Po mendoj të marr një pushim. Ndaj meje kanë ardhur shumë gjëra të këqija dhe kam nevojë t’i përpunoj këto emocione”, tha gjyqtari.

Tashmë gjyqtari lëviz nën mbrojtjen e forcave të rendit. Pamjet televizive treguan gabimin e gjyqtarit dhe këmbënguljen e tij për të mos shkuar te VAR. Edhe pse ai e pranoi gabimin, situata përreth tij është e rëndë. Edhe klubi i Borussia ka nxjerrë një komunikatë ku shprehet se të tilla kërcënime nga tifozët e ekipit nuk do të tolerohen.

Advertisement