Aktualitet
Atentati ndaj Nikulajt/ Informatori po luante bilardo me familjarin e biznesmenit
Anglezi Harry Simpson i cili vijon ende të jetë në kërkim për vrasjen e biznesmenit dhe politikanit Ardian Nikulaj, është zbuluar i pari nga policia.
24-vjeçari britanik i cili kishte rolin e vëzhguesit dhe informatorit është zbuluar për shkak të sjelljeve të dyshimta që kishte shfaqur. Ai është parë duke përdorur vazhdimisht celularin për të informuar kolegët e tij për lëvizjet e viktimës.
Së fundmi është mësuar se në momentin që ka ndodhur ngjarja e rëndë, ky anglez ka qenë duke luajtur bilardo bashkë me një familjar të Nikulajt.
Menjëherë pas ngjarjes, ai është larguar i trembur nga hoteli ku po qendronte dhe për pak minuta ka mbërritur në aeroportin e Rinasit, nga ku është larguar nga Shqipëria.
Harry Simpson dhe vrasësi portugez Ruben Saraiva janë të vetmit që nuk janë arrestuar në lidhje me vrasjen e Ardian Nikulajt.