Aktualitet
Nëna e 3-fëmijëve largohet nga banesa, humb kontaktet me familjen
Një 30-vjeçare në Berat ka humbur kontaktet me familjen e saj që prej ditës së djeshme. Mësohet se Mimoza Arapi është larguar nga banesa e saj rreth orës 8 të mëngjesit të djeshëm dhe nuk ka shkuar më në shtëpi.
E reja, nënë e 3 fëmijëve jeton në lagjen “Donika Kastrioti” dhe në momentin që u largua nga banesa kishte veshur rroba të zeza. Në momentin që ishte larguar, Arapi i kishte thënë djalit të saj se do të bënte një vizitë për sytë. Për zhdukjen e saj familjarët kanë bërë një denoncim në policinë e Beratit.