Kronike
Ekzekutimi i Nikulajt nga të huajt/ Gazetari: Asnjë shqiptar s’do kishte guxim
Në emisionin “Në Shënjestër” nga Klodiana Lala u hodh dritë mbi vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin.
Gazetari Sokol Bregu u shpreh se atentati ishte i mirë-organizuar, ku shtoi se janë marrë shtetas të huaj për shkak se asnjë shqiptar nuk do kishte guxim për të ekzekutuar biznesmenin Nikulaj.
“Ishte e organizuar, absolutisht jo amatore. Fakti që policia e zbërtheu shpejt ngjarjen, nuk do të thotë se ishin amatorë. Jam kritik i policisë, por kjo ishte një punë e jashtëzakonshme. Po pres 5 majin, të shohim si i kanë gjetur provat dhe si i kanë dërguar në Britani. Vetëm shtetasi shqiptar ka një procedurë ndryshe pasi ka motiv gjakmarrje dhe gjykata nuk të ekstradon. Anglia nuk ka pranuar të sjellë këtu personat që janë në konflikt me viktimën e sotëm. Askush në Shqipëri nuk do donte të futej në gjakmarrje me Nikulajt, për këtë arsye iu drejtuan atyre që njihnin në Britani. Askush në të kundërt nuk e do e bënte në Shqipëri, as në organizata kriminale këtu. Ka një peshë të madhe në zonë dhe resurse politike dhe ekonomike. Ndaj ishte i detyruar të merrte anglezët”, tha Bregu.
I ftuar ishte dhe avokati Bledar Meminaj i cili tha se ‘puna Policisë së Shtetit ishte për t’u përgëzuar, por në të njëjtën kohë të bën të dyshosh që pse sot ka ende ngjarje si atentate dhe goditje të mediave që nuk janë zbardhur’.
“Vrasësi kishte menduar çdo detaj që faturën ta linte në Shqipëri. Ka përdorur një armë që është tipike dhe përdoret rëndomë. Policia e Shtetit nxjerr zbuluar se kur nuk janë shqiptarë të përfshirë s’do kishte reaguar shpejt. Kur bëhen atentate, goditen mediat kemi ende ngjarje të pazbardhura. Ata kanë përdorur të huaj se ajo zonë është e rrahuar nga turizmi, është kamuflazh perfekt. Pjesa shqiptare ka ceduar dhe për fat të mirë kemi rezultat”, u shpreh avokati Meminaj.