Connect with us

Kosova

Ekipi të mos preket/ BE: Kosova shkeli marrëveshjen

Ekipi Menaxhues për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe duhet të jetë në funksion deri në momentin kur të miratohet statuti i këtij mekanizmi, ka thënë, Peter Stano, zëdhënësi i Bashkimit Evropian.

Reagimi I forte nga Unioni vjen menjehere pasi ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Qeverinë e Kosovës, Elbert Krasniqi, liroi nga detyra anëtarët e Ekipit Menaxhues, të thirrur për hartimin e draft-statutit.

Vendimi i Qeverisë së Kosovës për shpërbërjen e Ekipit Menaxhues në përbërje prej katër pjesëtarë të komunitetit serb, sipas Stanos, “shkel dokumentin dhe frymën e marrëveshjeve të dialogut”.

Sipas tij, “Çdo vendim në lidhje me ekipin menaxhues duhet të miratohet në kuadrin e dialogut të lehtësuar nga BE-ja”

Zëdhënësi i BE-së, ndër të tjera, theksoi se ndërmjetësuesit evropianë – Josep Borrell dhe Miroslav Lajçak – do të ftojnë kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë – Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviç – për të filluar negociatat për statutin dhe se Ekipi Menaxhues do të ftohet të marrë pjesë në proces nëse është e nevojshme.

 

Advertisement