Connect with us

Aktualitet

VIDEO/ Burrat denoncojnë: Gratë duan lekë, na dhunojnë

Zakonisht në lajme, çdo ditë ka raportime për dhunën ndaj grave dhe vajzave, por në një qytet të Shqipërisë ndodh e kundërta. Në Pogradec, burrat po ankohen për dhunën psikologjike dhe fizike që ushtrojnë gratë ndaj tyre. Ky fenomen dhe kjo konfirmohet edhe nga Arbi Basho, koordinator Vendor Kundër Dhunës në Familje dhe barazisë Gjinore.

“Ky është një femnomen që ka ekzistuar edhe më përpara në familjet tona. Në ditët e sotme ky fenomen është shtuar dhe ka filluar te denoncohet në vite. Rastet e denoncimit të burrave për dhunë psikologjike kryesisht kane ardhur duke u rritur dhe kjo ndodh për shkaqe të ndryshme. Dinamikat  e familjes kanë filluar të ndryshojnë, situata social- ekonomike është më stresuese, më presion për të siguruar të ardhura po edhe kerkesa për të ndjekur hapin e kohës është më  e madhe. Kjo ka ndikuar në presion psikologjik të familjes. Mosmundësia e arritjes së ketyre objektivave që ka familja shkakton dhunë psikologjike. Kryefamiljari ka presionin me të madh ndaj ndodh edhe dhuna psikologjike. Presioni i tyre ka arritur aty ku nuk mundet më,”-tha ai në një intervistë për Fax.

Advertisement

TRENDING