Lifestyle
Ushqimet e shëndetshme dhe “ekonomike”
“Gjërat e mira kushtojnë shumë”. Ky është një nga mitet e krijuara nga vetë njerëzit. Të paktën për ushqimet kjo frazë nuk është aspak e vërtetë.
Për të gjithë ata që dëshirojnë të ushqehen shëndetshëm, duke shpenzuar pak para, kemi listuar disa prej ushqimeve të shëndetshme që kushtojnë pak.
- DRITHËRAT rreth 180 lekë/kg: Drithërat si buka, trahanaja, makaronat, orizi, të gjitha të plota (me krunde) janë të pasura në fibra, magnez, hekur, vitamina B
- BIZELET & PATATET rreth 100 lekë/kg mesatarisht të dyja: Te pasura ne fibra, vitaminë C, vitaminë A.
- FASULET & THJERRËZAT rreth 200 lekë/kg: Te pasura ne proteina, fibra, hekur, magnez, vitamina B, antioksidantë.
- SARDELET rreth 200 lekë/kg: Te pasura ne proteina, acide lyrore omega 3, fosfor, kalcium, hekur.
- MISHI I PULËS rreth 350 lekë/kg: I pasur ne proteina, selenium, triptofan.
- VEZËT: Të pasura me koline, proteina, acide lyrore esenciale, karoten, vitamina B, D.
- GJIZA 150 lekë/kg: E pasur me kalcium, proteina etj.
- KOSI I BËRË VETE 150 lekë/l: I pasur me kalcium, proteina, probiotike.
- SPINAQI: I pasur me minerale, karoten, fibra, antioksidantë
- RUKOLA 300 lekë/kg: Tepër e pasur me minerale, antioksidantë, fibra, vitamine A, K
- QEPËT, PRESHI, HUDHRAT: Të pasura me përbërës që forcojnë imunitetin dhe luftojnë kancerin. Antibiotik natyral.
- RIGONI, SHERBELA: Në sezon gjenden mjaft lirë, mund t’i thani dhe të fitoni veti mbrojtëse unike!
- FARAT E LULEDIELLIT, LINIT rreth 300 lekë/kg: Të pasura me vitaminë E dhe Zink, yndyra omega dhe fibra.
- FRUTAT E STINËS & TË VENDIT rreth 100 lekë/kg: Të pasura me fibra, antioksidantë dhe vitamina.
- TURSHITË: Të pasura me fibra, probiotikë & prebiotikë.