Kronike
Aksident i trefishtë në Rrugën e Kombit, lëndohen dy persona
Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme në rrugën e Kombit. Mësohet se tre makina janë përplasur pasditen e sotme në aksin Milot-Rrëshen. Ende nuk dihet shkaku i aksidentit, ndërkohë që kanë mbetur të lënduar dy persona.
Të plagosurit janë sjellë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.