Connect with us

Shkrime

Enver Bytyçi: Rama-Vuçiç, kushërinj në krim

Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, iu desh të shkonte para disa ditësh në një forum në Athinë për të deklaruar se “shqiptarët dhe serbët janë kushërinj”!

Kështu e nis opinionin e tij Profesor Doktor Enver Bytyçi në mediumin ‘Bota Sot’.

Sipas tij, deklarata e kryeministrit shqiptar kishte shumë adresa. Adresa e parë ishte vetë Greqia, së cilës i bëhej me dije se “Qeveria greke nuk ka nevojë të adresojë njohjen e Kosovës, se kjo çështje “zgjidhet“ me marrëveshje midis “kushërinjsh“…dhe adresa e dytë ishte Uashingtoni. Mesazhi për SHBA ka të bëjë me një lloj garancie që Rama u jep partnerëve amerikanë se “Është ai dhe kushëriri (vëllau i tij binjak), Aleksandër Vuçiç që do ta sjellin paqen dhe stabilitetin ën Ballkan“!

Sipas Bytyçit, pas këtij mesazhi Edi Rama kërkon garanci për të qëndruar në pushtet. Ai shkruan se “Të dy këtyre kushërinjve“ nuk u mjaftuan dhjetë vite në pushtet që ta garantonin paqen e stabilitetin, të cilin vetë e prishin me qëllim që ata të shihen si mesia! Por amerikanët mesa duket kanë vendosur që të dy “kushërinjtë“, shqiptari – vllah Edi Ramën dhe serbo-vllahu Aleksandër Vuçiç, t’i asoicojë së bashku në marrëdhënie kriminale.

Profesor Bytyçi thotë se “Megjithëse kryeministri i Shqipërisë po përpiqet ta transferojë anti-amerikanizmin te Berisha dhe Meta gjatë fushatës elektorale, ai e di se pas 14 majit do të thirret në gjykatën amerikane për të dhënë llogari për krimin e korrupsionin me Mc Gonigal.

“Amerikanët kanë mbajtur shënim gjithashtu qindra milionët e zotit Rama në emër të Olsit të investuara në SHBA. Por jo vetëm këto. Edhe qindra milionë dollarë të tjerë të familjes kryeministrore në zonat e bankat ofshore. Por, tërheq vëmendjen fakti se në të njëjtën ditë NATO godet planin mafioz të kryeministrit shqiptar për ndërtimin e Portit të ri në Portoromano të Durrësit, ndërkaq gazeta amerikane “New York Times“ shkruan për lidhjet kriminale të “kushëririt“ të tij, president i Serbisë, Aleksandër Vuçiq.” – shkruan Bytyci, I cili gjithashtu deklaroi:

“Sipas kësaj gazete presidenti i Serbisë, së bashku me djalin e tij, Danilo, janë të implikuar në krime serioze dhe bashkëpunojnë me bandat kriminale serbe, si ajo e Veljko Belivuk. Vetë i akuzuari Belivuk kishte akuzuar presidentin serb dhe djalin e tij për implikime në vepra kriminale të llahtarshme. Janë shumë fakte, të cilat i sjell në vëmendje gazeta prestigjioze amerikane për Vuçiç, të tilla si Manipulimin e opinionit publik, perëqendrimin e të gjitha pushteteve në duart e tij, asgjësimin e opozitës dhe krijimin e një shteti monist kriminal bandash. Por gjithçka që thuhet për Vuçic është pikë për pikë histori e qeverisjes së regjimit të Edi Ramës në Shqipëri” – thote doctor profesor Bytyci, teksa dhe thekson se jo rastësisht shkruajnë njëherësh gazeta Washington Examiner për Ramën dhe New York Times për Vuçiç.

‘Washington Examiner’ shkruan për implikimet e kryeministrit shqiptar në akte korruptive për eleminimin e opozitës shqiptare. New York Times shkruan për presidentin serb për implikimet e tij në luftën gjakderdhëse në Bosnjë, por edhe në mbrojtjen e kriminelëve të luftës si Radko Mlladiç dhe Radovan Karaxhiç.

Profesori i Historisë Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Aleksander Moisiu, shkruan se “Edi Rama në modelin e Vuçic është në bashkëpunim dhe merr në mbrojtje të gjitha bandat kriminale që prodhoi në Shqipëri me regjimin e tij, thjesht për të manipuluar në funksion të regjimit despotik të tij dhe zgjatjes së jetës në pushtet”

 

Ne mbylllje te shkrimin te “Bota Sot”, Enver Bytyci shkruan: Ajo që qytetarët duhet të dallojnë, lidhet me faktin se koha e kushërinjve është në fund! Aq shumë e shpërdoruan ata besimin e amerikanëve dhe ndërkombëtarëve, sa tani mbetet vetëm t’u kërkohet llogari për ato krime e bashkëpunime me krimin që kanë bërë. Kush dhe si do të jetë e ardhmja e të dy vendeve, këtë ende nuk e dimë saktë. Por më keq se e kanë çuar këta dy “vëllezër siamezë“ situatën në Ballkan dhe në të dy vendet, nuk e kishin çuar as pushtuesit.

Sipas tij, mbetet që qytetarët në Serbi, Shqipëri dhe rajon të bëjnë pajtimin dhe shohin drejt së ardhmes së paqtë duke eliminuar nga skena politike jo vetëm “kushërinjtë“ Rama-Vuçic, por të gjithë “kushërinjtë“ e tjerë të modelit si ata.

 

Advertisement