Politike
Berisha për fushatën e Ramës: Përdor gjuhë halabaku
Ish-kryeministri Sali Berisha ka prezantuar sot kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Hasit
Në fjalën e tij ai u shpreh se qeveria Rama ka vjedhur shqiptarët duke bërë investime përtej kostove, ndërsa shtoi se për ndërtimin e rrugëve në fushë, është shpenzuar 112 herë më shumë se në Gjermani.
Berisha ka komentuar edhe në lidhje me mënyrën e zgjedhur nga kryeministri Rama për të bërë fushatë, ku tha se kreu i qeverisë përdor gjuhë halabaku në mënyrë që të fshehë vjedhjet e tij.
“Investimet në punë publike janë vjedhur nga Ram e qeveritarët e tij
Ka ndërtuar rrugë në fushë me dyfishin e çmimit të tunelit të Elbasanit, me 10-12 herë me shtrenjtë se në Gjermani.
Ndërton shkolla me 7 mln euro.
Të gjitha këto janë paratë tuaja.
Më 14 maj të votojmë ndryshimin, për shpëtimin e Hasit dhe Shqipërisë.
Ju e shihni fushatën e tij, kalon nga takimi në takim me një gjuhë të denjë për një halabak, përdor fjalë të turpshme, sepse e di që qytetarët i ka vjedhur, i ka va4rfëruar, i ka përzënë nga vendi i tyre, dhe thotë më mirë të më thonë halabak e i pacipë, se sa të thonë i kam vjedhur.
por më 14 maj do e ndëshkojmë për krimet që ka kryer”, tha Berisha.