Pinknews
VIDEO/ Shteti në këmbë për Luizin, shoqërohet me polici kudo
Finalja e edicionit të dytë të Big Brother Vip në vend ka qenë një nga ngjarjet më të komentuara në rrjet. Por kjo nuk ka prekur vetëm qytetarët në shtëpitë e tyre por edhe ka vënë në përdorim policinë e Tiranës.
Kjo pasi shoqërimi i Luiz Ejlit deri të Bashkia e Tiranës për të celebruar dashurinë e tij me Kiara Titon, është bërë me anë të policisë.
Por fitorja e Big Brother nga Luizi ka sjell dhe festë në Shkodër, ku makina të shumta kanë përshkruar qytetin.
Ndërkohë që festa e tyre është shtrirë dhe jashtë vendit, ku shqiptarë të shumtë në Angli kanë dalë në sheshet e vendit për të festuar.