Connect with us

Kronike

Vrasja e dyfishtë në Itali, 16-vjeçarja u fut të mbronte të ëmën

Mediat italiane kanë zbardhur detaje nga vrasja e dyfishtë e ndodhur në Itali, që për autor ka një 45-vjeçar shqiptar. Ansa.it shkruan se shqiptari dyshonte prej kohësh se gruaja e tij e tradhëtonte me një italian. Rreth orës 02:00, 45-vjeçari shqiptar që punonte si bukëpjekës po kthehej në banesë, në Torremaggiore, në zonën e Foggia, por në shkallë hasi italianin me të cilin dyshonte se e tradhëtonte gruaja,  Massimo De Santis, 51 vjeç.

Këtë të fundit ai e qëlloi me një thikë dhe më pas me të njëjtën thikë të lyer me gjak, u fut në banesë ku u konfliktua me të shoqen. Dyshja nisën të konfliktoheshin fizikisht dhe në momentin që shqiptari i drejtoi thikën gruas, 16-vjeçarja u fut mes prindërve për të mbrojtur të ëmën. Për rrjedhojë, 45-vjeçari e qëlloi me thikë të bijën duke e lënë të vdekur në vend.

I pajetë është gjetur dhe italiani në shkallë, që siç duket kishte humbur shumë gjak, ndërsa gruaja e shqiptarit ndodhet në spital e plagosur. 45-vjeçari ka tentuar të arratiset, por karabinierët e kanë vënë në pranga.

Advertisement