Aktualitet
9 maji/ Sot, Dita e Europës
9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton fitoren e vendit ndaj nazistëve në 1945. Ajo shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë. Si ditën e nënshkrimit të kapitullimit gjerman pa kushte dhe atë të festimit të fitores, Rusia zgjodhi 9 Majin. Ajo ua diktoi këtë datë vasalëve të të gjithë vëndeve të ish kampit socialist.
Çfarë është 9 maji për BE?
Dita e Evropës e mbajtur më 9 maj çdo vit feston paqen dhe unitetin në Evropë. Kjo datë shënon përvjetorin e ” Deklaratës së Schuman”-it historik që parashtroi idenë e tij për një formë të re bashkëpunimi politik në Evropë, që do ta bënte të pamendueshme luftën midis kombeve të Evropës. Propozimi i Schuman-it konsiderohet të jetë fillimi i asaj që tani është Bashkimi Evropian.
Dita e Fitores, Moska përgatitet për paradën
Në Moskë gjithçka është gati për paradën ushtarake të Ditës së Fitores. Ushtarët janë gati dhe pritet që të ketë një marshim. 9 maji, i njohur si “Dita e Fitores” brenda Rusisë, përkujton fitoren e vendit ndaj nazistëve në 1945. Ajo shënohet nga një paradë ushtarake në Moskë dhe liderët rusë tradicionalisht qëndrojnë mbi varrin e Vladimir Leninit në Sheshin e Kuq për ta vëzhguar atë. Si ditën e nënshkrimit të kapitullimit gjerman pa kushte dhe atë të festimit të fitores, Rusia zgjodhi 9 Majin. Ajo ua diktoi këtë datë vasalëve të të gjithë vëndeve të ish kampit socialist.
Von der Leyen në Kiev për Ditën e Evropës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen do të jetë sot në Kiev ku do të takohet me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, me rastin e Ditës së Evropës. Zelensky njoftoi se Dita e Evropës do të festohet edhe në Ukrainë.