Connect with us

Lifestyle

Dëgjoni zhurmë në vesh? Ja për çfarë ju paralajmëron trupi juaj

Hulumtimet e fundit tregojnë se rreth 10 për qind e të rriturve kanë problem me zhurmën në vesh, ndërkohë që kjo dukuri është disi më e zakonshme tek moshat e vjetra dhe tek meshkujt.

Tringëllima në vesh është një fenomen kur dëgjoni zë pa praninë e një stimuli të jashtëm zanor. Arsyet për këtë mund të jenë të ndryshme: mund të ketë ndryshime në enët e gjakut të kokës dhe qafës, spazma e muskujve të veshit të mesëm, sëmundje në vetë veshin, lëndime të kokës ose qafës, sklerozë të shumëfishtë, sëmundje infektive por gjithashtu edhe përdorimi i ilaçeve të caktuara.

Përveç kësaj, zhurma në vesh shfaqet edhe te njerëzit me presion të lartë të gjakur si edhe te njerëzit me qarkullim gjaku të dobët. Nëse zhurma ndodh për shkak të qarkullimit të dobët në vesh, duhet të eliminoni kafeinën, cigaren, alkoolin dhe të reduktoni marrjen e kripës.

Ndonjëherë zhurma në vesh mund të jetë edhe rezultat i dyllit të grumbulluar. Kur grumbullohet shumë, mund të irritojë daullen e veshit dhe të shkaktojë tringëllimë në veshët. Nëse gumëzhima është e shpeshtë, ju këshillojmë të vizitoni një mjek për të kontrolluar shëndetin tuaj.

Advertisement